Të paktën 10 kg lëndë narkotike janë sekuestruar gjatë një operacioni nga Guardia di Finanza që çoi në pranga një shqiptar.
Gjatë kontrollit në disa akse rrugore policia ndaloi një automjet me targa spanjolle, më të cilën udhëtonin 3 persona dy prej të cilëve shtetas spanjoll dhe një kroat.
Oficerët e Guardia di Finanza gjatë kontrollit gjetën marijuanë rreth 28 500 euro cash dhe një faturë për një pako që vinte nga Malaga me destinacion Legnano.
Autoriteti Gjyqësor Como, urdhëroi hetimin e thelluar dhe kërkoi identifikimin e marrësit të pakos. Oficerët u maskuan si korrierë dhe organizuan dorëzimin e pakos. Marrësi i pakos rezultoi të ishte një shqiptar që u vu në pranga.