-
Operacion i paprecedentë/ Marina Ushtarake Franceze kap një narko-nëndetëse të ngarkuar me disa tonë kokainë në Oqeanin Atlantik, droga përfundon në det
Ministrja publikoi gjithashtu pamje filmike të mjetit të ndaluar në det, si dhe fotografi të njërit prej personave në bord, me fytyrën e mbuluar, i cili u arrestua dhe u transportua nga efektivët francezë në një anije ushtarake.
16 Nëntor, 09:31 -
Maltë/ Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike
Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike për jetën në Maltë, pasi gëlltiti një substancë që dyshohet të jetë drogë, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit gjatë një kontrolli rutinë policor
15 Nëntor, 22:54 -
Goditet grupi i dyshuar i kokainës në Prishtinë, mes 6 të arrestuarve edhe ish-ministri i Kulturës! Sekuestrohen drogë, para dhe makina luksoze me vlerë 300 mijë euro
Operacioni i koduar “Heshtja”, i zhvilluar pas disa muajsh hetime, çoi në sekuestrimin e 1.6 kilogramëve kokainë, makinave luksoze, parave dhe sendeve me vlerë, që në total arrijnë rreth 301 mijë euro.
15 Nëntor, 15:00 -
Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali (VIDEO)
Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Bergamo, pasi në banesën e tij policia zbuloi rreth 15 kilogramë hashash dhe marijuanë, disa vaporizatorë për cigare elektronike dhe mbi 10 mijë euro para.
14 Nëntor, 15:47 -
'Kokaina të vjen më shpejt se pica', ky është gazetari i Sky News që hetoi perandorinë shqiptare të drogës në Britani! Si u infiltrua dhe momenti kur rrezikoi të zbulohej
Chris Matthews, pjesë e ekipit investigativ të Sky News që hetoi për gati një vit grupet kriminale shqiptare në Britani, ka rrëfyer prapaskenat e operacionit të fshehtë dhe mënyrë
13 Nëntor, 12:20 -
Sky News zbërthen rrjetet shqiptare të kokainës në Britani! Nga rekrutimi në TikTok te telefonat që shiten 300 mijë paund, Vladimir Mara i SPAK: Paratë investohen edhe në Shqipëri (VIDEO)
280 paund në ditë për të shpërndarë kokainë, rekrutim brenda pak minutash përmes TikTok-ut dhe telefona me lista klientësh që shiten deri në 300 mijë paund. Kjo është skema e rrjeteve kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe, e zbuluar nga një investigim njëvjeçar i televizionit britanik Sky News.
13 Nëntor, 12:00 -
Operacion ndërkombëtar kundër ‘Dark Web’, 354 të arrestuar! Sekuestrohen 4.8 tonë drogë në SHBA dhe 152 armë zjarri
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që veprojnë në të ashtuquajturin ‘Dark Web’ ka çuar arrestimin e 354 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës, armëve të zjarrit dhe parave
13 Nëntor, 09:36 -
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve, 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit
Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të shqetësimit për përdorimin e drogave në Europë. Për krahasim, mesatarisht gjashtë në dhjetë qytetarë të Bashkimit Europian e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz në zonën ku jetojnë, nga pothuajse tetë në dhjetë në Shqipëri.
13 Nëntor, 07:33 -
Shiste doza kokaine, në pranga 45-vjeçari në Lushnjë! Sekuestrohen armë gjahu, 105 fishekë dhe para
Gjatë kontrolleve në makinë dhe në banesë, policia sekuestroi gjithsej 156 gramë lëndë të dyshuar si kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza. U sekuestruan gjithashtu një armë gjahu me 105 fishekë.
7 Nëntor, 09:53 -
-
Goditet grupi që shiste drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim! Sekuestrohet 2.9 kg kanabis (VIDEO)
Një grup që shpërndante drogë pranë shkollave është goditur nga Policia e Fierit. Operacioni i bluve erdhi pa disa muajsh hetime dhe çoi në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
6 Nëntor, 09:05 -
-
'Paratë e drogës po pushtojnë Venecian', mediat italiane: Shqiptarët blejnë bare, restorante dhe prona me fitimet e trafikut
Sipas medias italiane në qendrën historike të Venecias familje shqiptare po blejnë biznese, ndërsa hetimet në Verona kanë zbuluar dyshime për përdorimin e kompanive fiktive për blerjen e pronave dhe aktiviteteve tregtare.
2 Nëntor, 17:01 -
Mbi 56 kg kanabis të fshehura në pyllin e Komanit, droga transportohej me varka dhe makina për t’u shitur! 4 të arrestuar, një tjetër nën hetim (VIDEO)
Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim, pasi dyshohet se kishin fshehur mbi 56 kilogramë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Koman të Shkodrës. Droga transportohej me makina dhe varka dhe përgatitej për shitje.
30 Tetor, 14:01 -
Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi në Itali, vlera në treg mbi 1 milionë euro! Arrestohet shqiptari që kujdesej për drogën
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u gjet brenda një magazine ku kultivoheshin 1206 bimë kanabisi. Plantacioni ishte ngritur në një zonë të izoluar pranë Torinos, ndërsa vlera e drogës në tregun e paligjshëm përllogaritet mbi 1 milion euro.
23 Tetor, 18:04 -
Me taksi drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda! Sekuestrohen 126 doza droge (VIDEO)
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, pasi në automjetin taksi me të cilin udhëtonte u gjetën 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
23 Tetor, 12:54 -
Spanjë/ Shqiptari kishte rolin e 'noterit' të trafikantëve, kapet me 2.1 ton kokainë në një varkë
Në bordin e anijes u gjetën 70 pako me kokainë. Sipas hetuesve, shqiptari kishte rolin e një lloj “noteri” për grupet kriminale që do të merrnin drogën, duke kontrolluar nëse transporti po zhvillohej sipas planit.
21 Tetor, 15:44 -
-
-