10 minuta 'luftë' në Abu Dhabi, Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë

10 minuta 'luftë' në Abu Dhabi, Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi është kurorëzuar sot në Abu Dhabi me medalje të artë pasi mposhti italianen në Odette Giuffrida në  Grand Slam.

Pas një dyluftimi i cili zgjati 10 minuta Kampionia Olimpike (-52 kg) mposhti me ipoon italianen, për herë të dytë në në tre vite, pasi e kishte mposhtur edhe në Lojërave Olimpike Rio 2016.Majlinda Kelmendi fitoi gjatë Grand Slamit të zhvilluar në Abu Dhabi pesë ndeshje, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Pas kësaj fitoreje, Majlinda Kelmendi shton në sirtarin e saj medaljen e saj të 32-të të artë në 10 vite karrierë si xhudiste. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë