10 ndeshjet ndërkombëtare që
janë kthyer në skena dhune
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk është e vetmja që është ndërprerë dhe është shoqëruar me dhunë. Daily Mail rëndit 10 ndeshjet ndërkombëtare që janë kthyer në një kaos total ku që pari rendit takimin e Beogradit.
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk është e vetmja që është ndërprerë dhe është shoqëruar me dhunë. Agjensia britanike e lajmeve Daily Mail rëndit 10 ndeshjet ndërkombëtare që janë kthyer në një kaos total ku së pari rendit takimin e Beogradit.
Senegal-Bregu i Fildishtë në tetor të 2012 është kthyer në një fushëbejetë. Drogba ka shënuar shumë gola të rëndësishëm por një gol I tij në këtë ndeshje ndaj Senegalit shkaktoi një masakër,tifozët u futën në fushë ,gjuanin me sende të forta dhe digjnin pjesë të stadiumit. Lojtarët u larguan nga fusha të shoqëruar nga forca special ndërsa Senegali u përjashtua.
Itali-Serbi në tetor të 2010-tës ka zgjatur vetëm 7 minuta dhe u ndërpre pasi tifozët serbë hodhën fishekzjarrë në fushë dhe Ivan Bogdanov dogji flamurin shqiptar në stadiumin e Genovas në Itali.Futbollisti Italian Zambrota I shpëtoi një dëmtimi ndërsa trajneri Italian Prandelli në atë kohë tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë. Ndeshja më pas i shkoi Italisë në tavolinë.
Danimarkë-Suedi në qershor të vitit 2007 u shoqërua me dhunë ku gjyqtari i takimit u sulmua nga një tifoz.
Francë-Algjeri në tetor 2001 u kthye në kaos. Kjo ishte ndeshja e parë që kur afrikanët fituan pavarësinë. Tifozët algjerianë vërshëllyen himnin francez dhe u futën në fushë.
Zimbabve-Afrika e Jugut në korrik të vitit 2000 ka qenë një tmerr i vërtetë ka pas përleshjeve kanë humbur jetën 13 persona.
Republika e Irlandës-Angli në shkurt të vitit 1995. Pritej në atë kohë që kjo ndeshje të kishte probleme por për shkak të problemeve që krijuan tifozët anglez ndeshja u ndërpre në minutën e 27-të.
Egjipt-Algjeri në vitin 1989 është shoqëruar me kaos.
Brazil-Kili në shtator të vitit 1989 u shoqërua me një incident të jashtëzakonshëm ku pas një bombe Molotov të hedhur në fushë portieri i Kilit është goditur dhe gjakosur në kokë.
Tmerr është parë edhe në ndeshjen Angli-Skoci në qershor të vitit 1977 ku mijëra tifozë skocez zaptuan fushën e stadiumit “Wembley”.
Ndërsa tragjedia më e madhe në futboll është shënuar në maj të vitit 1964 në ndeshjen Argjentinë-Peru ku pas kaosit të krijuar dhe invadimit të fushës mbetën të vdekur 328 nga 53 mijë të pranishmit në Estadio Nacional.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.4%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
10 Janar, 16:34
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45