10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Maratonë që ja vlejti, u dëgjuan të gjitha! Vjedhja e 430 mln euro, narrativë e ulët që në fund u zbardh! Tabaku: Ka 2 ministra në burg dhe ndihet krenar

10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për kryeministrin Edi Rama ishte një maratonë që ja vlejti, pasi u qartësuan gjërat në lidhje me atë që opozita e ka cilësuar si 'afera e inceneratorëve'.

Në një deklaratë për mediat, Rama u ndal edhe njëherë te shifra e 430 mln euro, që sipas opozitës janë vjedhur në këtë 'aferë', ku tha se kjo shifër nuk ekziston dhe se është një narrativë e ulët që në fund u zbardh.

Rama theksoi se kjo shumë është angazhim për t'u paguar deri në vitin 2047 për mbledhjen, përpunimin dhe transformimin e mbetjeve në energji, pra nuk janë para të dala sot nga buxheti i shtetit.

"Ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, të gjitha ato që kishin për t'u thënë. Kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush mund të kuptojë, të kuptojë. Nuk kanë ça shpjegimi të japin për 430 mln euro sepse nuk ekziston. Bëhet fjalë për një shumë që është deri për në vitin 2047 si angazhim për t'u paguar mbledhja përpunimi dhe transformimi i mbetjeve në energji. Pra nuk është se është sot në arkën e shtetit dhe ka dalë. U krijua një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për t'u zbardhur dhe në fund u pranua nga zonja Tabaku që ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës sime politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimit nga SPAK, është linjë tjetër që ka të bërë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë ka hyrë në marrëdhënie korruptive. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe kërkojmë të ndahen gjërat. Drejtësia ka punën e vet", tha Rama.

Rama paralajmëroi padi edhe për Jorida Tabakun mbi akuzat e grupit të strukturuar kriminal, ku tha se do të presë të mbarojë hetimet e SPAK e më pas do të shihet me të në gjykatë.

Megjithatë, në përfundim të mbledhjes së komisionit hetimor të inceneratorë, Jorida Tabaku këmbënguli edhe njëherë se Rama dështoi që të shpjegonte shifrën prej  100 milionë euro mln euro, sipas saj shifra e investuar deri më tani nga buxheti i shtetit për inceneratorët dhe se sot në Komision u dëgjua një dëshmitar i cili mbronte korrupsionin. Ajo i kërkoi Ramës dorëheqjen, teksa shtoi se dosja me të gjitha faktet do t’i shkojë SPAK me përgjegjësitë e gjithsecilit që është i përfshirë.

Për 10 orë, mes debatesh e akuzash, kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të opozitës e maxhorancës në lidhje me inceneratorët, ku shpjegoi se nga buxheti i shtetit deri më tani janë paguar vetëm 55.3 mln euro për ndërtimin e inceneratorit nga koncesionari i Fierit dhe Elbasanit (30.6 mln euro për Elbasanin dhe 24.7 për Fierin), ndërsa diferenca e 100 miliona euro te pretenduara nga opozita, s'kanë lidhje me investimin, por janë kostot e manaxhimit të mbetjeve për Tiranën. Po ashtu kryeministri Edi Rama u shpreh se është krenar për atë që është bërë në këto 8 vite me pastrimin e plehrave në vend, pasi më parë, qytetarët i rrisnin fëmijët mes mbeturinave. Në lidhje me shkeljet që mund të jenë bërë dhe marrëdhëniet korruptive të personave të ndryshëm, Rama tha se është punë e SPAK të hetojë.

Dëshmia e kryeministrit Edi Rama mbyll listën e gjatë të zyrtarëve të lartë që kanë dalë gjatë javës, ndërsa puna e komisionit hetimor mbyllet më 25 shkurt, kur me shumë gjasë opozita dhe mazhoranca do të dalin me 2 raporte të ndryshme për hetimin parlamentar të inceneratorëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Tabaku: Sot Rama dështoi, mbrojti korrupsionin për 10 orë dhe hoqi përgjegjësitë nga vetja

Jorida Tabaku thotë se Edi Rama për 10 orë mbrojti korrupsionin dhe hoqi përgjegjësinë e tij nga vetja

“Sot ishte dëshmia e fundit e komisionit hetimor për inceneratorët, për tre impiantin e mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier që i kushtojnë buxhetit të shtetit 430 milion Euro. Ajo që dëgjuam për 10 orët e fundit ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, e justifikonte korrupsionin, hiqte përgjegjësin e tij nga korrupsioni, ia linte të tjerëve korrupsionin, por ajo që nuk arritën Shqiptarët të dëgjonin ishte se si ka mundësi që tre persona në kërkim janë sot duke marrë edhe sot e kësaj dite para nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni hetimor i ka bëre një nder të madh publikut duke bëre transparente faktet duke vendosur përpara gjithë qytetarëve me zë dhe me figurë, me zërin e Administratorëve të kompanisë por edhe përfaqësues zyrtar, ministrave, dhe kujtdo tjetër atë që ka ndodhur me aferën e tre inceneratorëve. Sot z. Rama dështoj të thoshte se ku kanë shkuar 100milion që janë paguar këto iniciator. Sot z. Rama dështoj që të thoshte se si ka mundësi që një kontratë ti jepet një kompanie pa asnjë eksperiencë, me persona që nuk kanë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve, me asnjë kapital bankar, me lidhje me të paktën me dy prej ministrave të tij. Në shkelje të ligjit të këtij shtetit duke injoruar me një arrogancë të plotë çdo ligj, kushtetutën dhe çdo procedurë zyrtare dhe sigurisht refuzoj si gjithmonë të thotë të vërteten, bëri mbrojtjen më të mirë politike, publike, për ato që sot janë në kërkim. Unë nuk kisha asnjë pritshmëri tjetër. Komisioni provat i ka, i ka administruar, dëshmitë i ka administruar, e ka parë se si janë përdorur fondet e buxhetit të shtetit. E ka parë që këto inceneratorë dhe sot që flasim nuk funksionojnë, por çudia më e madhe është se si mundet një kryeministër i një vendi që ka dy ministra sot përpara drejtësisë, të vazhdojë e të jetë krenar për çdo vepër korruptive. Unë nuk arrita dot që të marrë përgjigje për këtë. Në çdo vend normal kryeministri duhej të ishte dorëhequr”, tha Tabaku.

 

Ora 22:35
Rama paralajmëron padi për Tabakun: Pasi SPAK të mbarojë hetimin, do të ngre padi për çështjen e grupit të strukturuar kriminal

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ngrejë një padi ndaj kryetares së Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku. Ai tha se pasi SPAK të mbarojë hetimit do të shkojë në gjykatë për çëhtjen e grupit të strukturuar kriminal.

“Do të marrim njëherë kohën që të mbarojë hetimet SPAK, të çojë të gjithë akuzat nëse ka të tjera në Gjykatë dhe pastaj që sigurisht çështjen e grupit të grupit të strukturuar kriminal do ta trajtojmë në Gjykatë. Për fat të keq, e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me Tabakun. Ajo është recidiviste për shpifje. Nuk ndodh që një politikane të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuara kriminal. Jo përpara se të bëhet i gjithë hetimi, jo i komisionit, se ky s’ështe hetim është një farsë, ai i SPAK, s’do të shkojmë në Gjykatë.”, tha kryeministri.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 24/02/2022 14:31

    Normal qe eshte krenar edhe per ata qe jane ne burg. Sepse ndryshe nga ju te PD ai i le dore te lire drejtesise. Kurse ju te PD nuk leni gur pa levizur qe mos funksionoje drejtesia. Shkurt, krenar duhet te jesh kur nuk i mbron ministrat nga drejtesia me karrigen e kryeministrit, si Saliu juaj.

    Përgjigju
  • Zhurdull KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 24/02/2022 07:56

    Edi Rama Gjigandi Shqipris qent le të lefin karvani të heci përpara. Balona tabake një kryehajdute e kjo hajdute gërthet kape kape hajdutin. Po populli ka sy e vesh e kupton vetëm idjotët skuptojn. E pam dhe me filjo di putana Beketin si bënin po ky pler mori dënimin e merituar.

    Përgjigju
  • Beni: 24/02/2022 06:40

    Fjale te sinqerta sa per 1000 foto. Une te jap karrigen, thote Rama. Se ca beni ti eshte puna jote. Pra sot, me ze dhe figure ne historine e shtetit shqiptar nga 1912 e ketej, nje kryeminister deklaron haptaz qe pushteti ekzekutiv eshte prone private ku ndarjen e karrigeve e ben Kryeministri. Ne kujtonim se karriget ishin te shtetit, vetem bytha e partise. Sot dolen te ngjitura. Ne kujtonim se ministrat propozohen nga Kryeministri, dekretohen nga presidenti dhe kinfurmohen nga kuvendi. Jo o jo. Rama i ben te tere. Te merr dhe ta ve bythen nen karrige. Se ca ben ti pastaj...... Le injorant dhe i peshtire, por dhe idiot nga ata te fekaleve.

    Përgjigju
  • BENI: 24/02/2022 00:04

    PO KUR FLET DHE KJO TYRYFYCKA BALONE TAUKE,,,,,PSE NUK AKUZOJE SALI BERISHEN DHE LUL BASHEN ME BANDEN E TIJ KUR VIDHNIN PARATE E SHQIPTAREVE,YEK RRUGA E KUKESIT,,,ETJ,,,,APO ATA ISHIT DORA E JUAJ,,,HIPOKRITE,,,PISE,,DHE E FELLIQUR......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja