10 të vërteta interesante rreth ëndrrave

10 të vërteta interesante rreth ëndrrave

Foto ilustruese

Ju paralizoheni kur flini: nëse doni besojeni e nëse doni jo por njeriu është pothuajse i paralizuar gjatë gjumit. Kur flini shihni shumë ëndrra. Në ëndërr mund të fluturoni, të notoni e të tjera. Shkaku i mos-bërjes së këtyre veprimeve fizikisht është një hormon.

Kur flemë truri e lëshon këtë hormon duke ju paralizuar. Në rast të lëshimit të pakët të këtij hormoni mund të ndodhë që personi t’i realizojë veprimet e ëndrrës me muskujt fizikë.

Nxitësit e jashtëm ndikojnë në ëndrrat tona: këtë do ishte më mirë ta shpjegonim me një shembull. Nëse fizikisht keni etje atëherë mundësia më e madhe është të shihni ujë apo gjëra të ngjashme me të në ëndërr.

Efekti i lënies së cigares: sipas një studimi të një reviste 33 % e duhanpirësve shohin të paktën 1 ëndërr. Dhe këto ëndrra zakonisht përmbajnë ndjenja negative dhe keqardhjeje.

Edhe kafshët shohin ëndrra: në një studim të realizuar mbi kafshë të ndryshme është pare se edhe në trurin e kafshëve krijohen dallgë të trurit gjatë gjumit ashtu si tek njeriu. Kur shihni një qen do të vini re se do të lëshojë zëra të ndryshëm gjatë ëndrrës në të cilën i është vërsulur diçkaje.

Ëndrrat nuk janë të gjitha me ngjyra: 12 % e ëndrrave të personave që cilët mund të shohin janë bardh e zi. Ndërsa pjesa tjetër janë ëndrra me ngjyra.

Ëndrrat janë pasqyrim i gjërave që dimë: truri ynë nuk krijon fytyra të reja. Në ëndrra shohim fytyrat e para më parë por nuk mund t’i mbajmë mend.

Ëndrrat mund të përsëriten: edhe pse mund të shihen disa herë shumica e ëndrrave mund të përsëriten disa here. 70 % e femrave dhe 65 % e meshkujve pohojnë se e kanë parë disa here të njëjtën ëndërr.

Të gjithë shohin ëndërr: të gjithë personat të cilët nuk kanë ndonjë problem serioz psikologjik shohin ëndrra. Ato që thonë se nuk shohin ëndrra në të vërtetë nuk i mbajnë mend.

Nuk mbani mend 90 % të ëndrrave: pas zgjimit njerëzit harrojnë gjysmën e ëndrrës brenda 5 minutave dhe 90 % të saj brenda 10 minutave.

Edhe të verbrit shohin ëndrra: personat të cilët kanë lindur të verbër në ëndërr shohin pamje të ndryshme. Nëse personi ka lindur i verbër atëherë përdor shqisat e zërit, prekjes, nuhatjes dhe të tjera. Ai sheh ëndrra duke përdorur këta ndjenja.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Florida, qeni i zhdukur prej ditësh vjen vetëm në shtëpi dhe i bie ziles (VIDEO)

Florida, qeni i zhdukur prej ditësh vjen vetëm në shtëpi dhe i bie ziles (VIDEO)