Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thirrje për 10 vende vakante në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian në Bruksel për të gjithë profesionistët që sipas ministrisë duan të kontribuojnë në procesin “Shqipëria BE 2030”

Sipas njoftimit, 4 pozicione janë të dimensionit politik dhe 6 pozicione të dimensionit sektorial. Vendet e lira të punës janë nga zv.shef misioni tek Këshilltar për Marrëdhëniet me këshillin, me Parlamentin Europian dhe Këshilltar Kominikimi.

Kandidatët e përzgjedhur dhe të emëruar për të shërbyer në Misionin tonë pranë Bashkimit Evropian, gjatë ushtrimit të detyrës bëhen pjesë e Shërbimit e Jashtëm dhe do të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet që aplikohen në këtë rast.

KLIKO KËTU PËR TË APLIKUAR