TIRANE- Ekzistojnë disa norma që nuk mund të justifikohen dot, as atëherë kur bën shumë vapë. Nuk duhet rënë në tundimin e veshjeve që stonojnë me ambientin e punës.
Kjo është lista e 10 veshjeve që nuk duhet të përdoren në zyrë!
1. Shapka me gisht
Edhe pse mund të keni blerë një palë shapka me gisht që mund t’ju duken tepër të rehatshme, ato janë të papërshtatshme për të punuar në zyrë.
2. Bluzë me stampa plazhi
Nëse gjatë pushimeve me miqtë, ke blerë një bluzë ku është stampuar diçka që të sjell në humor dhe të bën të ndihesh si një boss, të jesh i sigurtë se shefit tënd do t`i ngjash si `idiot`.
3. Marka në evidencë
Në disa raste, marka gjigande D&G e shkruar me xixa mbi veshjet tuaja, është krejtësisht e papërshtatshme. Dhe nuk është rasti për të shfaqur haptaz tek kolegët tuaj, që ajo çka keni veshur, ka një çmim prej “1.200 euro!”.
Por edhe nëse marka e veshjeve tuaja, është pak e dukshme dhe fine, në këto kohë krizash dhe si formë respekti, duhet të kemi kujdes për të mos shfaqur sa të pasur jemi.
4. Pantallona të shkurtra për meshkuj
Pantallonat e shkurtra, në shekujt XIX dhe XX ishin një veshje klasike, vetëm për fëmijë.
Një prej stilistëve të njohur, Tom Ford, insiston në faktin se pantallonat e shkrurtra janë vetëm për në plazh ose për tenis. Ndërsa zyra, do të konsiderohej si vendi i fundit ku mund të përdoret një veshje e tillë.
5. Flokë të lagur
Nëse je një mashkull apo një femër tepër e impenjuar dhe nuk ke kohë për të tharë flokët përpara se të dalësh nga shtëpia, atëherë ky është një gabim. Fatkeqësisht, flokët e lagur japin idenë që sapo je zgjuar nga gjumi dhe një paraqitje të çrregullt. Është mirë t’i thani flokët përpara se të dilni nga shtëpia.
6. Barkun e zbuluar
Ka një sens, nëse mbulon dekoltenë, nëse mbulon kofshët, pasi janë zona erogjene. Por të zbulosh barkun është diçka jashtë logjikës. Të shohësh barkun e një zonje, është diçka tepër intime, kështu që në jetën sociale nuk pranohet barku i zbuluar, jashtë ambientit të plazhit, kampeve sportive dhe diskotekave. Përtej modës së viteve 90-të, barku i zbuluar, nuk është i përshtatshëm në ambientet e zyrave.
7. Rripi i reçipetave
Nuk është shumë elegante për një femër, të tregojë në publik pjesë të vjeshjeve të brendëshme. Pasi nënkupton sensualitet dhe intimitet duke mos qenë një sinjal i mirë i asaj çka kërkohet të bësh në ambientet e punës edhe nëse rripi i këtyre reçipetave do të ishte ngjyrë mishi.
8. Shpina e zbuluar
Në pamje të parë dukesh një grua në karrierë, e kuruar në mënyrë elegante, e moderuar dhe gati, gati e sertë. Por, nuk do të ishte aspak e hijshme nëse do të kishe një shpinë të zbuluar në ambientin e punës. Pasi edhe shpina e zbuluar, josh në të njëjtën mënyrë si gjoksi, këmbët dhe barku.
9. Këpucë në formën e këmbës
Ekzistojnë këpucët që duken si doreza, të holla dhe me ndarje nëpër gishta, të cilat ndihmojnë për të bërë një ecje të mirë gjatë vrapit dhe për të evituar aksidente të mundshme. Këpucë të këtij lloji, nuk duhet të përdoren në punë.
10. Veshje të grisura
Të grisura apo shqepje të veshjeve, janë të pa lejueshme dhe aspak estetike në ambientin e punës, pasi humbet respekti autoritar. Nëse ju pëlqejnë si modë, atëherë më mirë i përdorni në fundjavë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com