'Vëre kapuçin more budalla', vajza e biznesmenit në Nikël shikoi pa maskë grabitësin: Po ta shoh mund ta identifikoj! Çangu kafshoi grabitësin, la gjurmë gjaku, autorët drejt identifikimit

FUSHË KRUJË- Gjurmë gjaku të njërit prej grabitësve u gjetën në bluzën e biznesmenit Nazmi Çangu.  Ato janë lënë gjatë përleshjes për afro 3 orë, ditën që vila e tij u sulmua nga dhjetë persona në Nikël të Fushë Krujës.  Kur Çangu ka kafshuar njerin aggresor për pasojë pati  rrjedhje gjaku. Kjo është prova kryesore biologjike që hetuesit kanë në duar dhe presin rezultatet e ADN-së, për të shkuar deri tek idntiteti. 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka arritur të mësojë se hetuesit kanë edhe disa prova të tjera qëu gjetën në brendësi të vilës dhe që dyshohet se i përkasin grabitësve.  Mes tyre edhe një kapuç, e fije floku në të, shënja gishtërinjësh. Të gjitha u dërguan  në Laboratorin e Policisë Shkencore, dhe hetuesët besojnë se janë shumë afër identifikimit të autorëve

Xhelona Çangu, vajza e biznesmenit ka deklaruar para hetuesve se njëri prej autorëve ishte pa maskë, i veshur me rroba të zeza, trup shkurtër, i mbushur në fytyrë, me pak bark, me flokë kafe, rreth 40 vjeç. Ky veprim i shkujdesur i tij me heqjen e kapuçit është kritikuar nga një tjetër grabitës, i cili sipas vajzës së biznesmenit i kishte bërtitur: Vendose kapuçin more budalla! Xhelona ka treguar se nga zëri i është dukur se ishte nga zona e Laçit, ndërsa ka dyshime se e njihnin familjen e saj. E reja ka rrëfyer para hetuesve se do të ishte në gjendje ta njihte burrin nëse do e shihte sërish.

Referuar dëshmive të familjarëve po krijohet një identikit për autorët, të cilët dyshohet se kishin informata për ekzistencën e valutës dhe të florinjve në kasafortën e biznesmenit. Besohet se ata kishin kohë që  vëzhgonin lëvizjet e tij. Pas ngjarjes pati shoqërime, eksponent kriminal të zonës por policia akoma nuk ka emra konkret të grabitësve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas Cangut dhjetë persona hynë të armatosur nështëpinë e tij, e kërcënuan dhe dhunuan atë, kurse bashkëshorten dhe fëmijët I izoluan në dhoma të vecanta.  Me armë në kokë 57-vjeçari i kërkonin çelësin e kasafortës. Dhe kur dikur e bindën, mundën të dilnin nga banesa me para CASH, euro, dollar, dhe florinj me vlerë rreth 100 mijë euro.

Dinamika e ngjarjes
Nazim Çungu së bashku  me gruan dhe fëmijët kanë qenë në një arkë familjare dhe janë kthyer në banesë në orën 23:00 të natës. Pasi kanë rënë për të fjetur, rreth orës 01:00 ata janë zgjuar nga grabitësit që i kishin drejtuar automatikun në fytyrë. 3 prej grabitësve ruanin gruan dhe fëmijët në një dhomë të shtëpisë, ndërsa 3 të tjerë po dhunon biznesmenin që të tregonte çelësin e kasafortës për të marrë paratë. Në tentativë për të rezistuar biznesmeni ka kafshuar një nga garbitësit në dorë dhe në këmbë, por kjo i ka acaruar edhe më shumë ata duke e rrahur për vdekje.Pas dhunimit të Nazmi Çungut ata kanë marrë çelësin dhe kanë marrë më vetë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas janë larguar. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e autorëve dhe kapjen e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
'Vëre kapuçin more budalla', vajza e biznesmenit që u grabit: Njëri ishte pa maskë, dyshoj se ishin laçjan! Nëse e shoh e identifikoj

Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu, Xhelona Çangu në Polici ka dëshmuar se ka arritur që të dallojë një nga grabitësit, pasi ky i fundit nuk ka pasur maskën. Madje ajo tregon edhe një detaj tjetër se grabitësit, me njëri-tjetrin flisnin në kufje dhe se nga dialekti mendon se ishin nga Laçi. Nisur nga kjo, siç raportohet në media, Policia dhe prokuroria i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në identifikimin e grabitësve.

“Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë.

 Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budalla”. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë. “Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku” ka thënë Xhelona Çangu.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paraja e pafund: 26/10/2021 16:45

    Vetem Ervis Martini ka kapacitet dhe guxim nga Laci per kete pune. Duhet ta dine mire se kush ka patur motiv, po dikush nga fisi i Cangut qe e njeh zonen e shtepine duhet te kete qene me ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit

Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit