Më shumë se paratë, dyshohej vjedhja e dokumenteve, çfarë thoshte biznesmeni i dhunuar Nazmi Çangu për fajdet? Dëshmitë mbi ‘borxhet’ e Ylvi Beqjes

Më shumë se paratë, dyshohej vjedhja e dokumenteve, çfarë thoshte biznesmeni i dhunuar Nazmi Çangu për fajdet? Dëshmitë mbi ‘borxhet’ e Ylvi Beqjes

Padyshim që dhënia e parave me fajde është një nga fenomenet që po gëlon në tregun e zi dhe rolet janë si më poshtë. Individë që nuk justifikojnë të ardhurat, tregohen “zemër gjerë“ me përqindje për dhënien e parave dhe hallexhiu lë kapar diçka, derisa shlyen borxhin me fajde.

Ky është rasti më i mirë, më faktkeqi është i tillë, hallexhinjtë zhyten akoma më thellë, duke humbur tokën, shtëpinë (ka pasur raste në disa qytete dhe të pa hetuara), automjetin dhe në pak raste të gjurmuara, ata kanë humbur edhe jetën. Ose duke u vetëvrarë, ose për shkaqe që publikut i referohen për motive të dobëta.

Qyteti i Shkodrës pati goditjen e parë të fajdexhinjve të hetuar. Por grabitja e banesës së Nazmi Çangut nga persona ende të paidentifikuar, ndonëse deklarohet si një vjedhje parash, ka si pistë më të fortë ndërhyrjen e personave të armatosur për të rrëmbyer dokumente, që mund të ishin lënë aty si garanci për paratë e marra me fajde.

Ky dyshim vjen për shkak të profilit të qytetarit nga Nikla, që shkurt prezantohet si biznesmen dhe që jetonte në luks në një banesë të re dhe që për të ardhurat e mbyllura në kasafortë, ai këmbëngul se i ka nga puna të bujqësi.

Por Çangu është përmendur vite më parë në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve me të. Emri i tij u lakua nga bashkëpunëtori i drejtësisë dhe më pas ai dëshmon. Ai e konsideroi marrjen e parave si borxhe për të zgjidhur hallin e ish-Hotel Vollgës, ndërkohë që pretendoi se u kërcënua.

Nazmi Çangu thotë se e njihte Ylvi Beqjen, pasi kishte pirë dy herë kafe me të përmes Sali Çakës, “me shtetasin Sali Çaka kam lidhje miqësore me stërnipin tim, shumë herët. …me shtetasin Ylvi Beqja, as kam marrë e as kam dhënë ndonjëherë. …Nuk mbaj mend të kem mbajtur komunikime telefonike me shtetasin Ylvi Beqja. Nuk kam folur ndonjëherë. Nuk kam diskutuar gjë me të. Më ka marrë 2-3 herë, kështu kot, më ka pyetur për shëndetin, kaq. …Më ka marrë nja dy herë në telefon. Kontaktet e fundit telefonike me këtë shtetas, nuk i mbaj mend. Nuk kam pasur lidhje me të. Komunikimi me këtë shtetas është bërë për muhabetin e Sal Çakës, se i ka marrë ca lekë Sal Çakës e do ia jepte. Nuk e di cila ka qenë marrëdhënia e Ylviut me Sali Çakën”.

Por çfarë thuhet në dosjen për Sali Çakën? Ky person dëshmon në atë kohë pranë gjykatës kundër krimeve të rënda, duke pranuar që e njihte prej 5 apo gjashtë vitesh Ylvi Beqjen. Ai i quajti fajdet, si para borxh në gjykatë, ndonëse dëshmitari foli për një fenomen tjetër. Sali Çaka kujton për borxhin, për të cilin Beqja kundërshton se e kishin kërcënuar që të sajonte diçka të tillë.

“I kam dhënë borxh 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) euro, rreth 2 vite më parë. …Ia kam dhënë me akt të shkruar para noterit. Ylviu më ka thënë më duhen ca lekë borxh se do marr një pronë në Durrës. Borxhi është dhënë me marrëveshje mes të dyve dhe kemi firmosur tek noteri. …Shuma e marrë nga shtetasi Ylvi Beqja, deri më sot nuk më është kthyer. Këto para m’i kishte marrë për 6 muaj – 1 vit maksimumi. …Kontakte telefonike me Ylviun kam pasur kur kam bërë denoncimin, që na humbën lekët. Denoncimin e kam bërë në Vorë tek një avokat, të cilit nuk ia mbaj mend emrin, por i kam dorëzuar letrat. E kam denoncuar për 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) eurot.

…Sinan Topin e kam mik. Di që ka pas bllokuar një tokë 9.000 (nëntë mijë) metra Sinani, 35.000-45.000 (tridhjetë e pesë mijë – dyzet e pesë mijë) euro. …Toka ndodhet në zonën e Vorës, është bllokuar për një vlerë…ka marrë para borxh Vili (Ylviu) nga një person, që nuk e njoh, por Mjeshtri më duket e ka mbiemrin. Ka marrë lekë dhe ka lënë garant këtë tokën, e cila është e Sinan Topit. …Sinani ka punuar shumë me Vilin, por se si, unë nuk e di, se nuk di as të shkruaj as të lexoj. Unë vetëm i kam bërë prezantimin si dy miq të mitë. …Më ka treguar Ylviu për një rast, që është acaruar Sinani, që i kam lekë, por unë do ia jap shumë shpejt…

Ka afërsisht dy vjet, në mos më shumë. Tha do ia zhbllokoj tokën Sinanit e do i jap lekët Mjeshtrit, diçka e tillë. Kontakti i fundit telefonik me Ylviun, ishte kur nuk erdhi të takoheshim më. I bija telefonit e dilte i fikur. …Më ka marrë njëherë, përsëri, me një telefon tjetër, të cilin unë nuk ia kisha. …Në telefon më ka thënë, mos u mërzit, do të t’i jap lekët. …I kam thënë më shkatërrove jetën, më shkatërrove familjen, po më vret me njerëzit, më sill lekët, ta mbyllim këtë punë.

…Unë kam hyrë garant për Vilin me dy shokë dhe dy miq, që quhen Hamit Gordi dhe Rexhep Sukthi. …Hamitit, Ylviu i ka bllokuar tokën si Sinan Topit. Toka ndodhet në Fushë Prezë.  …Rexhep Sukthit, Ylviu i ka pas marrë 160.000 (njëqind e gjashtëdhjetë mijë) euro borxh, ka për t’i kthyer edhe 36 apo 46. Do ia kthente gradualisht nga pak. Ata morën vesh se Vili humbi, kështu dhe më vinin mua tek shtëpia e më thoshin se, isha unë garanti. Kërkonin lekë prej meje, thoshin se nuk e njihnin atë dhe se e kishin njohur prej meje. …Ka 10 ditë, që çuni i Xhep Sukthit më merr në telefon e më thotë dua lekët.

Për Hamitin, Rexhepin, apo edhe Sinan Topin, më kanë thënë që kanë bërë edhe ata kallëzim kundër Ylviut. …Ka pasur një rast kur ne e kemi bërë kallëzimin bashkë, përafërsisht para 4-5 muajsh, kemi qenë Sinani, unë, Hamit Gordi, Ed Pisli, nja dy lezhjanë a shkodranë, borxhlinj si puna jonë. …Hajde shkojmë të bëjmë denoncim thamë. …Xhep Sukthi, Hamit Gordi, thanë, o Salë, ça do bëjmë se na le brenda, na fike…. …Denoncimin kemi shkuar e kemi bërë tek ai avokati i Vorës, Haxhi Ismaili më duket se e ka emrin. …Unë kam një letër që kam borxh, njihet apo jo kjo letër, se unë nuk di të shkruaj e lexoj. Çfarë më tha avokati, bëmë.

…Ed Pislin, Vili ma ka prezantuar. …Nuk e di nëse Ed Pisli kishte apo jo marrëdhënie borxhi me Vilin, por unë e njihja si miku i Vilit. ..Nuk kam dijeni nëse Ed Pisli, njihet me ndonjë nga të pandehurit, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani apo Endrit Zela. …Nuk është diskutuar asnjëherë për këta persona. Mua, Ylvi Beqja, pa Ed Pislin, me Sinan Topin, më ka thënë jam njohur me një mik, Emiljano Shullazin, do marrim pronën siç e kemi pasur, më duhen kaq lek borxh, më mashtroi e më çoi deri këtu.

…Ylviu për Emiljano Shullazin, më ka thënë që e morëm pronën, një “Vollga”, në Durrës. …Do iu jap lekët, fitova gjyqin, e regjistrova pronën, na dha nga një birrë, festuam e u kënaqëm se shpëtuam, por asgjë s’shpëtuam. …Kam dalë një herë në televizion, më kanë nxjerrë një herë si borxhli. …Nuk e mbaj mend kush ka qenë iniciatori, por të gjithë grup, unë, Sukthi, Hamit Gordi, Sinan Topi, kemi shkuar.

…Ylviu më ka thënë, më jep 150.000 euro se do të të ndihmoj edhe ty kur të marr “Vollga”-n. …M’i ka borxh 150.000 euro, para një noteri, jo se do mi falte. Do më jepte edhe më tepër kur të m’i kthente. …Paratë i kam pasur, pasi kam shitur pronën e kalamajve. Kam 100 (njëqind) dynym tokë, që i administroj vetë, i punoj, i mbjell, i korr, me gjithë familjen. Ia dhashë me mirëbesim. …”

Por dëshmitari I mbrojtur, Yvi Beqja, konsideroi në dëshminë e tij, se e njihte Çangun prej Saliut dhe kur ishte kërcënuar për t’u tërhequr prej dëshmisë në prokurori, ai pa t’i hipnin mbi shpinë një sërë njerëzish, mes tyre E.M., që në një moment e quan “gentelman”, pasi i kishte dhënë borxhe dhe ai e kishte likuiduar.

Ylviu tha në gjykatë: “Në bisedë e sipër me Salën, në telefon, bashkë me Nazmi Çangun, më thotë se, i kanë marrë 5 veta nga Fushë-Kruja me armë, e theksoi me armë dhe i kanë çuar në fshatin Thumanë, ku kanë marrë dhe 2-3 televizione dhe aty, këta dëshmitarë, miqtë e mi, të cilët i kanë intimiduar, i kanë kërcënuar, u kanë thënë, do të thoni kështu siç them unë. Të gjithë kanë thënë kështu, normal, duke filluar që nga Sala, që s’ka një letër me mua, veçse një akt-dhurimi, jo akt-detyrimi.

Dhe unë, për ta lënë të qetë atë njeri, ia pezullova në një zyrë noteriale. I thashë urdhëro, që të rrish i qetë ti, e që mos të të marrin më ata avokatët e Shullazit dhe Gilmando Danit, po të lehtësoj. Kështu e mbylla bisedën me këta. Ndërsa më vonë, po atë periudhë, marr vesh se, kanë marrë ndër njerëzit më të besuar të mitë, kanë marrë ‘bodyguard’-in tim, Romeo Tarja, që e kam marrë që nga mosha 20 vjec, deri 37 vjec, kemi 17 vjet punë me të dhe e kanë kërcënuar dhe intimiduar.

…Unë këto i kam denoncuar në Prokurori, kam bërë kallëzim në Prokurori. E kanë marrë këtë person, që ka qenë ndër të besuarit e mi, njeri shembullor, njeri i mrekullueshëm dhe bashkë me këta që e kanë kërcënuar, ka thënë dhe ai ato të vetat. Para se të largohej, më kërkoi të lutem Ylvi, të largohem, se kam dy pleq e dy fëmijë. Mirë nuk më erdhi, se ‘bodyguard’-i për ditë të zezë është, por u largua. Këtë njeri e kanë kërcënuar. Me këtë njeri kam pasur shumë marrëdhënie, por ka dy punë që i kam ngarkuar dhe që më lidh me këta të pandehur.

E para, kur isha në Rinas dhe nuk hyja e dilja dot në Shqipëri për arsye të tyre, se kërkonin lekë dhe vetëm lekë, ishte frika për jetën. I kam thënë të lutem shko, më merr noteren Aida Spahiu në Durrës dhe tregoi se, çfarë problemi kemi. Me pak fjalë, thuaji të vijë në Rinas. Unë erdha nga jashtë dhe lamë një orë takimi nga darka. Kam ardhur me avionin e orës 9 më duket dhe ajo ka ardhur, i kemi shpjeguar problemin, se kisha për t’i hedhur një firmë.

Pasi ka shkuar në Durrës, ka folur me noteren Aida Spahiu, ia ka treguar të gjithë problematikën dhe i ka thënë, hajde të të marr unë me makinë. Ajo i ka thënë jo, se vij vetë dhe ka ardhur me djalin e saj, rreth të 20-ve dhe jemi ulur të katërt në tavolinë. …Jemi ulur në tavolinë, unë Aida Spahiu, djali i Aida Spahiut dhe Romeo Tarja. … Noteren, të jem i sinqertë, nuk më kujtohet mirë, por kam firmosur diçka në tavolinë.

Kisha nevojë të firmosja diçka, nuk e di se çfarë dokumenti. Midis këtyre gjërave, filluam dhe i treguam se çfarë na ka ngjarë. Ajo filloi të qante dhe tha unë e kuptova që kishte diçka që nuk shkonte, ajo hapja e qepenit, dalja jashtë dhe kapja për qafe e Shullazit, që të kapi ty dhe të nxori përjashta, nuk më pëlqeu. Pastaj ajo iku në Durrës dhe u ndamë. Kështu, e kemi thirrur edhe një herë tjetër, ku, ka qenë edhe shofer Besnik Musai”./SI

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'