Itali- Për 10 vite me radhë e keqtrajtonte, përdhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten, po ashtu edhe fëmijët e tij, tashmë adoleshentë. Por mëngjesin e djeshëm policia italiane i dha fund 'çmendurisë' së 39-vjeçarit shqiptar që jetonte në Bergamo të Italisë.
Hetimet për shqiptarin që punonte si korrier nisën që qershorin e kaluar siç shkruajnë mediat italiane. Dëshmia e gruas së tij ka qënë vendimtare që karabinierët ta arrestonin. Ajo ka treguar vuajtjet që ka kaluar në 10 vite dhe arsyet pse vendosi të fliste pikërisht në këto momente.
Ai është dërguar në paraburgim ndërsa akuzohet për abuzime të rëndë dhe të vazhdueshme ndaj familjes dhe dhunën seksuale ndaj bashkëshortes së tij.