10 vite nga liberalizimi i vizave/ Soreca: I lumtur që kemi kontribuar në këtë ngjarje historike! Meta: Koha të bëjmë të mundur integrimin në BE

10 vite nga liberalizimi i vizave/ Soreca: I lumtur që kemi kontribuar në këtë ngjarje historike! Meta: Koha të bëjmë të mundur integrimin në BE

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe presidenti Ilir Meta

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka përkujtuar dhjetë vjetorin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me zonën Shengen. Soreca shprehet se është i lumtur që BE ka kontribuar në këtë ngjarje historike për shqiptarët, teksa kujton momentet e kalimit të shqiptarëve të parë drejt Brukselit pa viza.   

" I nderuar që kam kontribuar në liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë 10 vjet më parë. Emocionet e shqiptarëve të rinj dhe të moshuar që hyjnë në Bashkimin Evropian për herë të parë pa vizë do të qëndrojnë gjithmonë në kujtesën time. Pasi të kapërcehet pandemia, të gjithë qytetarët do të përfitojnë plotësisht përsëri nga udhëtimi falas", shkruan Soreca.

Soreca ka shpërndarë mesazhin e Delegacionit të BE-së në vendit tonë, ku thuhet "15 dhjetori i vitit 2010 ishte një ditë historike për Shqipërinë me vendimin për liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt zonës Shengen. Sot shënohen 10 vite nga dita e rëndësishme kur 50 pasagjerët e parë udhëtuan drejt Brukselit pa viza.

10 vjetorin e liberalizimit të vizave e kujtoi edhe Presidenti Meta i cili shkruan se është koha të mbrojmë këtë arritje të madhe dhe të bëjmë realitet anëtarësimin në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
10 vite nga liberalizimi i vizave/ Meta: Koha të bëjmë të mundur integrimin në BE

10 vjetorin e liberalizimit të vizave e kujtoi edhe Presidenti Meta i cili shkruan se është koha të mbrojmë këtë arritje të madhe dhe të bëjmë  realitet anëtarësimin në BE.

"Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian", shkruan Meta.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike