Një djalë 10 vjeçar pas betejës së tij 11 ditore me COVID-19, më në fund doli nga spitali ditën e premte, ku ishte i shtruar në repartin e kujdesit intensiv.
Personeli mjekësor i spitalit, ka brohoritur me të madhe kur Mateo Roman u lejua të shkonte në shtëpi pasi u shërua. Ditën e fundit të qëndrimit të tij në spital, mjekët i kanë dhuruar atij një top basketbolli dhe një libër për ngjyrosje.
“Faleminderit shumë të gjithëve për mesazhet tuaja inkurajuese, ju dua të gjithëve”, tha ai live për televizionin shtetëror TVE.
Është shumë e rrallë që fëmijët të kenë nevojë për përkujdesje intensive për shkak të COVID-19, dhe Mateo I vogël është një ndër ato raste të veçanta.
Babai i Mateo Javier falënderoi mjekët dhe infermierët për mënyrën se si e kanë trajtuar mjekët dhe infermierët atë "Ata e trajtuan atë me shumë dashuri dhe na dhanë forcë dhe shpresë kur na duhej".