TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg një ndër ish-bosët e firmave piramidale të viteve 1995-1997.
Ahmet Baçi me emrin e ndryshuar në Amadeo, ish-administrator i shoqërisë ‘Univers’, u akuzua se kishte mashtruar 435 persona për 5.4 milionë dollarë për fajde.
Gjatë procesit gjyqësor kanë rezultuar se Baçi nuk kishte likujduar 160 kreditorë për 2.4 mln dollarë.
Vendimi i dhënë nga gjyqtari Martin Deda, nuk është i pari për Baçin. Ish- bosi i firmës piramidale ‘Univers’ është rigjykuar, pasi në tetor të vitit 2012 Gjykata e Lartë kishte prishur dënimin e mëparshëm me 13 vite burg për të.
Baçi u kishte siguruar huamarrjen klientëve të tij duke u premtuar që të jepte që në 3 muaj interesa nga 3 deri në 8 për qind.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com