TIRANE – “Ne të gjithë shpresojmë që në qershor të hyjmë në një fazë të re të integrimit evropian”. Kështu deklaroi ministja e Integrimit, Klajda Gjosha gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Shefja e integrimit ka theksuar se pavarësisht përgjigjes në muajin qershor për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, qeveria është e vedosur të përmbushë 5 prioritetet kyce dhe po punon për to.
"Ne jemi të angazhuar plotësisht në reformimin e sistemit gjyqësor, sepse është shkaku rrënjësor i shumë problemeve të tjera që kanë sjellë dështimet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi të angazhuar plotësisht për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me çdo mjet në dispozicion dhe në fakt, vijimësia e rezultateve (track rekord) anti-korrupsion është përmirësuar me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 55% më shumë të dyshuar penalisht. Koordinatorët kundër korrupsionit dhe pikat fokale janë caktuar dhe janë funksionale në secilën ministri. Ne jemi të përkushtuar maksimalisht për të krijuar një administratë publike të qëndrueshme dhe moderne, duke shtuar amendamentet në ligjin e nëpunësit civil që mbrojnë nëpunësit civil pa marrë parasysh se çfarë qeverish vijnë në pushtet. Iniciativa të rëndësishme janë marrë për të trajnuar nëpunësit civilë në fusha me interes aktual, si integrimin në BE, ose të Etikës në Administratën Publike dhe të strukturës së ligjit për nëpunësin civil. Ne jemi të përkushtuar maksimalisht për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut", - tha ministrja Gjosha.
Nga ana tjetër zv .ambasadori i BE, teksa i ka cilësuar përvjetoret si momente reflektimi për cdo vend ka theksuar se Shqipëria duhet të përmbushë reformat e ndërrmarra për të ecur përpara në rrugën e antarsimit .
“Shqipëria ka bërë progres dhe është shumë ndryshe nga ajo që ne kemi parë në fillim të viteve ‘90. Distanca ndërmjet Shqipërisë dhe BE është shumë e vogël. Në qershor ne kemi një vendim për të marrë për të zvogëluar këtë hapsirë dhe për të vendosur mbi statusin e vendit kandidat. Vendet anëtare të Këshillit po shikojnë se reformat për sundimin e ligjit po ecin përpara ashtu siç e kemi bërë të qartë që kjo kërkon një reformë tepër të fortë përsa i përket investigimit të dënimeve dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit. Shqipëria duhet të fukusojë energjitë e saj dhe t’i shpërndajë në ato objektiva që kanë treguar që janë të realizueshme dhe të plotësueshme dhe që kanë përmirësuar shoqërinë dhe demkracinë, sundimin e ligjit, liritë themelore dhe prosperitetin ekonomik”.
Ndërsa ambasadorët e tjerë, ai i republikës Ceke, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë ndanë eksperiencat e tyre në rrugën që u është të dashur të ndjekin për tu bërë pjesë ë familjes europiane, që sipas tyre nuk ka qene e lehte, por që me angazhim dhe me objektiva të qarta arritën të jenë pjesë e BE-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com