Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në “Instastory”, ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.

Teksa na ndajnë 48 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha ka bërë pyetjen “Cila është përqindja e të rinjve që duan të largohen nga Shqipëria?”.

Më pas i ka dhënë përgjigje pyetjes duke thënë se sipas GALLUP, 79% prej tyre duan të largohen nga vendi.

“Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjithë vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.”, shkruhet në fund të postimit.