Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një “Instastory”, përmes së cili ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
Teksa na ndajnë 36 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me përqindjen e të rinjve që studiojnë jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.
Më pas ai i ka dhënë vetë përgjigje pyetjes duke thënë se 94% e të rinjve që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.
“Rrjedhja e trurit përben një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e shoqërisë dhe ekonomisë.”, shkruhet në fund të postimit