Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
Teksa na ndajnë 45 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha ka bërë një pyetje në lidhje me ndikimin e pandemisë në largimin e shqiptarëve nga vendi.
Më pas ai i ka dhënë përgjigje pyetjes, duke thënë “Jo”, përgjigje të cilën e ka bazua te Monitor.
“Edhe në pandemi shqiptarët, të dytët në botë për azil në BE, në raport me popullsinë për 2020”, shkruhet në fund të postimit.