Presidenti Bajram Begaj ka uruar shqiptarët për 82-vjetorin e Çlirimit, duke kujtuar bijtë dhe bijat e Shqipërisë që vendosën lirinë e atdheut mbi jetën e tyre. Në mesazhin e tij, Begaj thekson se sakrifica e dëshmorëve është një nga amanetet më të shenjta të historisë së vendit, ndërsa ruajtja e lirisë dhe përcjellja e saj te brezat e ardhshëm mbetet detyrë e çdo brezi.

Mesazhi i plotë i presidentit Begaj:

Sot, ne nderojmë kujtimin e trimave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë; bij dhe bija të këtij vendi, që në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë, zgjodhën të vendosnin lirinë e atdheut mbi jetën e tyre.

Sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë.

Ata janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Ne kemi detyrimin të nderojmë përjetësisht kujtimin e tyre, të mbajmë gjallë veprën e tyre, lirinë, dhe t’ua përcjellim këtë amanet brezave që vijnë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!


Lajmi kryesor:

Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Uron Rama e Begaj (VIDEO)