Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa a ndajnë 18 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa përqind e territorit mbulohet sot nga Policia e Shtetit.
Më pas ai ka faktuar se 100% e territorit shqiptar mbulohet plotësisht nga forcat e Policisë së Shtetit, nga vetëm 55% që ishte në vitin 2013.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.
Komento