Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
“Është koha për të rinjtë”, shkruan kryeministri.
Teksa na ndajnë 45 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e të rinjve që kanë përfituar reduktimin apo heqjen e tarifës studentore vitin e kaluar akademik.
Më pas ai ka faktuar 42 mijë studentë kanë përfituar nga reduktimi apo heqja e tarifës studentore, përgjatë vitit akademik 2019-2020 duke kursyer 8.5 milion dollarë.
“S’ka kohë për pushim”, shkruhet në fund.