Në Shqipëri gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa përqind u rrit buxheti për shkollat profesionale.
Rama theksoi se, “300 % u rrit buxheti për shkollat profesionale në të gjithë Shqipërinë ku sot të rinjtë formohen në përputhje me nevojat e tregut”.
Arsimi dhe Formimi Profesional cilësor ku ndërthuret trajnimi teorik me praktikën në punë është një nga mjetet më të rëndësishme që do të përdorim për të rimëkëmbur ekonominë tonë pas pandemisë dhe për të siguruar kalimin në një ekonomi digjitale dhe të gjelbër.
Në buxhetin e vitit 2021 për mbështetjen e arsimit profesional janë akorduar 3.3 miliardë lekë. Në të gjithë vendin janë 35 shkolla publike të arsimit profesional dhe janë të regjistruar 27 mijë nxënës.