Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
“Është koha për ekselentët”, shkruan kryeministri.
Teksa na ndajnë 46 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e studentëve ekselentë të cilët janë punësuar në administratën publike, 2 vitet e fundit.
Më pas ai ka faktuar se 845 studentë ekselentë janë punësuar në administratën publike.
Postimi i kryeministrit Rama
Komento