Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një nga 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 56 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici tha se me taksën e sheshtë 10% një infermier/e do të paguante 78.000 lekë në vit, ndërsa me taksën e drejtë  progresive vetëm 54.600 lekë në vit. Ai shton se me taksën progresive merren mbrapsht 23.400 në vit më shumë se më para.

100 ditë, 100 arritje. S’ka kohë për pushim”, shkuan në fund.