‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Sot 18 minuta koha mesatare e reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimi, në 2013 40 minuta, s’ka kohë për pushim

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Sot 18 minuta koha mesatare e reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimi, në 2013 40 minuta, s’ka kohë për pushim

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 13 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me afatin kohor mesatar të reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimit.

Më pas ai ka faktuar se sot është 18 minuta koha e reagimit të shërbimeve policore, nga 40 minuta që ishte në 2013.

Ai shtoi se shpejtësia e reagimit do të ritet edhe mëtej në vitet që vijnë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë