'100 ditë në detyrë, 100 milionë të vaksinuar', Biden po mban premtimin! Në ditën e 37-të si president i SHBA-së, në gjysmë të rrugës

'100 ditë në detyrë, 100 milionë të vaksinuar', Biden po mban premtimin! Në ditën e 37-të si president i SHBA-së, në gjysmë të rrugës

Presidenti i SHBA-së Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ditën e djeshme foli në lidhje me rimtin e fushatës së vaksinimit në vend, duke shtuar se që prej momentin që ai ka marrë detyrën janë vaksinuar 50 milionë qytetarë.

Biden, mori detyrën e tij më 20 janar dhe premtoi se do të vaksinojë 100 milionë njerëz në 100 ditët e tij të para si president. Aktualisht ai ndodhet në ditën e tij të 37-të dhe tha se gjithçka është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin.

“Sot jam këtu për të raportuar se tashmë jemi në gjysmë të rrugës për të realizuar qëllimin”, tha Biden, duke shtuar se kur të vijë dita që do të jenë vaksinuar 100 milionë do të jetë një ditë festimesh.

“Ne jemi në drejtimin e duhur, pavarësisht kaosit që na la administrata e mëparshme e cila nuk kishte asnjë plan vaksinimi”, shoi ai.

Në SHBA vaksinohen çdo ditë 1.3 milionë qytetarë, kjo shifër ka pësuar një rënie kohët e fundit për shkak të temperaturave të ulëta dhe pasojave të rënda nga moti i keq në shumë vende.

Numri total i infektimeve ka shkuar 29,052,262, ndërkohë që ai i viktimave është 520,785 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

SHBA është vendi i parë i cili kryeson “listën e zezë” për sa i përket pandemisë, pasi ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave