100 ditët e Biden si president i SHBA: Demokracia e Amerikës po rritet përsëri (VIDEO)

Në fjalimin e tij të parë në Kongres, që kur është zgjedhur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden theksoi se këto 100 ditë Amerika ka filluar të gjallërohet dhe të zhvillohet sërish.

 “Amerika është gati për ngritje. Po punojmë përsëri, duke udhëhequr përsëri botën. Ne i kemi treguar njëri-tjetrit dhe botës: Në Amerikë nuk ka asnjë pushim”, tha Biden.

Ai bëri thirrje për një zgjerim të programeve federale për të rritur ekonominë pas pandemisë dhe për të zgjeruar gjerësisht rrjetin e sigurimeve shoqërore në një shkallë që nuk është parë në dekada.

Presidenti iu drejtua amerikanëve me fjalët “Falë jush, popullit amerikan, përballë pandemisë më të vështirë që kemi ndeshur, kemi kapërcyer problemet logjistike” për të vënë nën kontroll këtë sfidë, duke nënvizuar gjithashtu ndihmat financiare për të mbrojtur amerikanët e goditur financiarisht nga pandemia.

Ai nënvizoi përparimin në fushatën e vaksinimeve, por u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë ç’është e mundur për të luftuar virusin që ka shkaktuar mbi 570,000 të vdekur në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 32 milionë

Duke folur në terma shumë personalë ndërsa kërkonte ndryshime masive strukturore, presidenti shënoi 100 ditët e tij të para në detyrë duke propozuar një investim 1.8 trilionë dollarë në fëmijë, familje dhe arsim për të ndihmuar në rindërtimin e një ekonomie të shkatërruar nga virusi.

Biden, në fjalën e tij nuk la pa shenjëstruar edhe vendet e tjera, në veçanti Kinën dhe Rusinë.

“Kundërshtarët e Amerikës – autokratët e botës – po vënë bast se nuk mundemi. Ata besojnë se ne jemi plot zemërim, përçarje dhe inat. Ata shikojnë imazhet e turmës që sulmoi këtë Capitol si provë se dielli po perëndon demokracinë amerikane. Ata e kanë gabim”, tha ai më tej.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani