KUKËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar ditën e sotme në kuadër të nismës “100 fshatrat”, Shishtavecin. Në fjalën e tij, para të pranishmëve Rama u shpreh se vetmja rrugë për daljen nga varfëria e këtyre zonave është turizmi.
Sipas tij, Shishtaveci është vendi ideal për agroturizmin, transformimin e shtëpive në butina dhe investimet për ndërtimin e një resorti skish. Rama ka treguar edhe historinë se gjatë luftës së Parë Botërore ushtarët austro-hungarezë luanin dhe stërviteshin në këtë zonë.
Kjo zonë ka qënë shfrytëzuar për ski që nga koha e luftës së Parë Botërore. Është zonë e bekuar për mbajtjen e dëborës edhe në kohë kur nuk janë kushtet e duhura klimaterike. Në atë kohë në Shishtavec, patën ardhur trupa austro-hugarezët dhe kishin me vete ski, me të cilat zhvillonin gara dhe bënin stërvitje. Në atë kohë banorët e zonës filluan t’i imitonin të huajit derisa në vitin 1944-1945 u themelua edhe klubi i skive “Morava”.
Edi Rama, kryeministër
Ndër të tjera Rama ka risjellë në vëmendje edhe aeroportin që pritet të ndërtohet në këtë zonë, duke u shprehur se në të mesatarisht në vit do të kalojnë rreth 300 mijë njerëz.
Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit, ekzistuesi do të transformohet në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta. Unë besoj shumë që në këtë zonë do të shohim zhvillimin pas ndërtimin e aeroportin. Ai do të shndërrohet në një aeroport me nivele të larta. Në të do të lëvizinin rreth 300 mijë udhëtarë në vit. Imagjinojeni vetë se çdo të ndodhë. Po flisja me Safetin (Gjicin) për këtë dhe ai tha me shaka: 300 mijë kafe më shumë në Kukës. Aeroporti e bën shumë herë më të thjeshtë dhe më ambicioz investimet për të transformuar Shishtavecin në një destinacion të rëndësishëm për skitë.
Edi Rama, kryeministër
Projekti i aeroportit të ri të Kukësit që është prezantuar nga Rama
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21