Futbollisti që ka zënë vendin e parë në listën e "Sky" është pikërisht Lionel Messi. Argjentinasi ka lënë pas në klasifikimin e veçantë, shokun e tij të skuadrës, brazilianin Neymar i renditur i dyti, ndërkohë që podiumin nuk e plotëson Cristiano Ronaldo, por sulmuesi i Paris Sën Zhermen, Zlatan Ibrahimovic, i gjendur në vendin e tretë.
Në fakt, mbajtësi në fuqi i "Topit të Artë", Ronaldo, pozicionohet në vendin e pestë në renditjen e 100 më të mirëve , menjëherë pas futbollistit tjetër të Realit të Madridit James Rodriguez.
Renditja vijon me Luis Suarez, Rijad Mahrez dhe Mesut Ozil. Mes dhjetë futbollistëve të parë të këtij klasifiklimi shfaqen edhe emrat e Nolito i Celta Vigos dhe Aleksis Sanchez i Arsenalit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)