100 ha tokë Balilit, Vasili: Le të
përgjigjet Rama, ai e ka firmosur

100 ha tokë Balilit, Vasili: Le të<br />përgjigjet Rama, ai e ka firmosur<br>
Petrit Vasili, i ftuar në 45 minuta nga Denis Minga në Report Tv, ka komentuar denoncimin e Erion Braçes sot në Kuvend, i cili tha se Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga ministri i LSI, Edmond Panariti, i ka dhënë familjes së Klement Balilit 100 ha tokë me qira. 

Sipas numrit dy të LSI, kjo është një çështje mes PS-së dhe Edi Ramës. Ai tha se përgjigje duhet të japë kryeministri i cili ka firmosur kontratat me vendim qeverie për t'i dhënë familjarëve të Balilit tokat në Delvinë.

"Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja. Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë. Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare. Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t'u zhvilluar. Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat. Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës. Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri...këto janë komedi të PS-së në qeveri. Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në? Le të përgjigjet Edi Rama për këtë", tha Vasili. 

Report Tv zbardhi sot kontratat e Ministrisë së Bujqësisë me Bashkim Balilajn, vëllain e Klement Balilit. Mësohet se nuk ka një vendim nga Këshilli i Ministrave për dhënien me qira të këtyre tokave, por ekzistojnë vetëm dy kontrata noteriale të lidhura mes qiradhënësit Ministria e Bujqësisë dhe qiramarrësit, në këtë rast, familjarë të Klement Balilit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar