100 'Heronj të Popullit’ në Bulevard, historianët: Është provokim, mes tyre ka emra që s’kanë dhënë jetën në luftë

“Shqiptarët në Luftën e dytë Botërore”. Kjo është tema që ka bërë bashkë historianë edhe studiues në një konferencë treditore në Muzeun Historik Kombëtar për të diskutuar për pozicionin e tyre gjatë kësaj periudhe. Historianët e cilësojnë evokimin e Luftës Nacional Çlirimtare një ngjarje, e cila duhet që të evokohet në këtë përvjetor të 75-të Çlirimit të Vendit. Historiania e njohur Ana Lalaj, teksa e vlerëson Luftën Nacionalçlirimtare, si ngjarjen më të rëndësishme pas Shpalljes së Pavarësisë në vend, ndalet edhe tek 100 portretet e “Heronjve të Popullit” ekspozuara këto ditë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Evokimi i luftës Nacional Çlirimtare Antifashiste në Shqipëri ja vlen që të evokohet. Këtë gjë se bëjmë vetëm ne, por edhe popujt e tjerë. Ajo që unë do të thosha, është që Instituti i Historisë është duke iu përgjigjur kësaj situate edhe kësaj ngjarje të madhe që përkujtohet këtë vit. Sa u përket fotove të vendosura në Bulevard, mendoj se edhe ky është një evokim që ja vlen të bëhet se përkujtohen ato figura që kanë dhënë jetën. Janë heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Por mes tyre janë përfshirë edhe një apo dy figura, të cilëve nuk u takojnë meritat e luftës. Janë emra që kanë dalë edhe në media, por që në këtë rast duhej një kujdes më i madh, se në këtë mënyrë krijohen provokime edhe radikalizohet situata. Radikalizmi i situatës në një krah sjell edhe përgjigje radikale nga krahu tjetër”, shprehet historiania Ana Lalaj.

Edhe për historianin Mariglen Kasmi, nderimi i këtyre figurave është i nevojshëm, por në Bulevard duhet që të ekspozohen vetëm fotografitë e atyre personave, që kanë dhënë jetën për çlirimin e Vendit.
“Që të jem korrekt, nuk i di të gjithë emrat që janë përfshirë në këtë listë, por nëse do të flas në parim duke bërë vlerësimin e këtyre figurave historike do të thosha, që nderimi i tyre është diçka e nevojshme. Kushdo që jep jetën në luftë kundër pushtuesit të huaj, për më tepër që të gjithë në foto janë në moshë të re, duhet vlerësuar. Dhënia e jetës është akti më sublim, që dikush duhet që të bëjë për mbrojtën e atdheut. Të gjithë këtë debat nuk dua që ta përfshijë me ideologjinë, për të arritur në përfundimin se janë figura që ndoshta u përdorën apo simbolizojnë ideologjinë komuniste të kohës, sepse në momentin që dikush bie në llogore për të mbrojtur atdheun nga pushtuesi meriton të vlerësohet. Pastaj nëse brenda tyre ka elementë që mund të kenë jetuar edhe pas vitit 1945, patjetër që duhet parë aktiviteti i tyre që kanë pas kësaj periudhe. Qartazi ndaj luftën e nga periudha e pasluftës, duke pas parasysh, që pjesa më e madhe e atyre që dhanë jetën edhe janë përdorur në këto ditë në mënyrë të demontuar në Bulevard nuk e mendonin atë që do të vinte pas vitit 1944, por thjesht dolën në mal për të luftuar për lirinë e vendit. Prandaj, theksoj se duhet parë se çfarë qëndrimi kanë pas luftës, sepse nëse kanë bërë gjëra që nuk duhet t’i bënin, patjetër që duhet riparë në mënyrë kritike”, shprehet historiani Mariglen Kasmi.

Sipas historianes, ekspozimi i figurave në Bulevard pa kujdesin e duhur, është një provokim i vogël përballë rëndësisë së madhe që duhet të ketë ngjarja, megjithatë duhet bërë edhe një rishikim i statuseve që mbajnë.

“Në një lloj mënyre ai është provokim. Pasi është fjala për heronj të vërtetë të luftës. Derisa disa emra nuk i përgjigjen asaj periudhe, ata nuk duhet të jenë aty. Mendoj se kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të madhe, edhe mendoj se provokimi zë vend shumë të vogël. Pasi fjala hero ka një konotacion shumë pozitiv. Heronjtë nderohen, heronjtë e luftës edhe të punës. Por duhet që të kemi shumë kujdes, për strukturat që ngrihen në këtë rast për të dhënë vlerësime. Vlerësimi është shumë i vështirë, sepse bëhet në një kontekst tjetër historik edhe politik. Nëse themi se historia duhet që t’i shërbejë të tashmes edhe së ardhmes, mendoj se ky kujdes nuk është i tepruar”,  shprehet Lalaj, duke shtuar se duhet rishikuar statuset e figurave, por në diskutim duhet hedhur se ku mbizotërojnë anët e mira heroike, edhe ku anët e tjera që gjatë kohës së komunizmit quheshin heroike, ndërsa, në vitet e demokracisë kanë konotacione jopozitive.

Konferenca “Shqiptarët gjatë luftës së dytë botërore”që organizohet nga Akademia e Studimeve Albanologjike edhe Instituti i Historisë do të vijojë të zhvillohen edhe në datë 6 e 7 nëntor.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lida al: 08/11/2019 11:01

    Cfare provokimi eshte ky, se kane vene fotot e Heronjve te Popullit ne qytet, kur cdo pervjetor, e rast perkujtimesh te gjithe shkojne ne Varrezat e Deshmoreve per te nderuar kujtimin e tyre? Provokim beni per dite ju pinjolet e koolaboracionisteve, ballisteve, krimineleve te luftes qe perpiqeni me cdo mjet e menyre te shtremberoni historine, duke u perdorur lloj lloj falsifikimesh, e shtremberime te fakteve historike per t'ju mbuluar turpin paraardhesve tuaj. Faktet kane folur, flasin e do te flasin. Historia nuk c'behet dot se doni sot ju. I perjetshem e i paharruar vepra e Heronjve e Deshmoreve te Luftes Antifashiste NCL!! ( JU lutem botoni komentin tim, jo si here te tjera)

    Përgjigju
  • Eri: 06/11/2019 14:18

    Po komandanti Enver Hoxha,Shefqet Peci,Meet Shehu,dhe Burri I mencur Haxhi Lleshi ku qenka.Sa keq qe asnjehere nuk u ba nje gje tamam ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Lui: 06/11/2019 14:10

    Ore a jeni ne terezi ju me kete llogjike apo jo?! Ata nderohen si luftetare qe kane kontribuar ne lirine e atdheut, dhe kane kontribuar me cmimin me te larte qe egziston, me jete.. Se cfare kane punuar me mbrapa, eshte tjeter problem. Se sipas kesaj llogjike qe perdorin njerez si Agron Tufa, i bie qe as Beethoven nuk duhet te kete ate vleresim sepse ai u shurdhua dhe per nje muzikant degjimi eshte thelbesor. Prandaj gjykoni me drejtesi, dhe sidomos duke patur parasysh edhe kontekstin kohe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale