Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë! Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj.
Më poshtë kemi listuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.
E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra
Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.
E pasur me antioksidantë
Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.
Mbron zemrën dhe ul presionin e lartë të gjakut
Flavanolët dhe teobromina në kakao përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut dhe ulin presionin e lartë të gjakut, duke mbështetur shëndetin kardiovaskular.
Lufton kolesterolin
Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.
Përmirëson funksionin e trurit
Flavanolët në çokollatën e zezë rrisin qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru, duke mbështetur kujtesën dhe aftësitë mësimore.
Përmirëson humorin
Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.
Mbron lëkurën
Antioksidantët në çokollatën e zezë mund të mbrojnë lëkurën nga rrezatimi ultraviolet, duke kontribuar në shëndetin e saj.
Redukton rrezikun e prekjes nga diabeti
Flavanolët e kakaos ndikojnë pozitivisht në menaxhimin e insulinës, duke ulur rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Rekomandohet të zgjidhni çokollatë me të paktën 70% kakao dhe konsumoni rreth 30 gramë në ditë për të përfituar nga vetitë e saj, pa dëmtuar dietën tuaj.