Ardian Sufaj, 39 vjeçari i arrestuar në Shëngjin dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës nga Ekuadori në Itali dhe pjesë e saj ishin dhe shqiptarë të tjerë.
Arrestimi i tij u krye në Shëngjin më 14 qershor, ndërkohë që në Itali u ekzekutuan urdhërarreste edhe për persona të tjerë, pesë me kombësi shqiptare, tre me kombësi domenikane, një ekuadorian.
Një agjent infiltruar kishte arritur të depërtonte në organizatën kriminale të trafikut të drogës, ndërsa anëtarët ishin vënë në përgjim.
Në nëntor të 2022 ngarkesa me 100 kg kokainë ishte nisur me një kontejner nga porti i Guayaquil (Ecuador) në portin e Genovas.
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar. Në këtë moment Ardian Sufaj së bashku me bashkëpunëtorë të tij dhe shtetasi me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.
Pengu për kokainën e vjedhur
Ata e kanë marrë në makinë dhe e kanë detyruar ti dërgnte mesazh zanor personit të dyshuar për vjedhjen e drogës. Gjithashtu e kanë kërcënuar me tortura dhe se do të hakmerreshin ndaj familjarëve të tij nëse nuk do të sillte kokainën.
Ndërhyrja e policisë ka shpëtuar pengun ndërsa në pranga ka rënë shqiptari Nevian Vasaj.
Ndërkohë policia ka vijur të mbante në monitorim anëtarët e grupit kriminal, si dhe Sufajn që kishte arritur të arratisej në Shqipëëri dhe nga këtej të vazhdonte të organizonte trafikun e drogës në territorin italian nga jashtë,shkruan media italiane.
Në muajin janar, u bë i mundur sekuestrimi i 1 kg kokainë në Arcola dhe arrestimin e korrierit që përdorej për transport.
Të arrestuarit
Akuzat
Shtatë prej tyre akuzohen për importimin në Itali të 100 kg kokainë, të fshehura në thasë dhe të transportuar në një kontejner në bordin e një motoanije që u nis më 20 nëntor 2022 nga porti i Guayaquil (Ekuador).
Dy akuzohen për mbajtje, posedim dhe marrje mallrash të vjedhura të një pistolete të kalibrit 7.65 me numër serie të gërryer dhe dy për posedim të 1 kg kokainë.
Shtatë akuzohen se kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim që të jepte informacione se kush kishte vjedhur 100 kg kokainë. Ata e kanë marrë në makinë dhe e kanë detyruar ti dërgnte mesazh zanor personit të dyshuar për vjedhjen e drogës. Gjithashtu e kanë kërcënura me tortura dhe se do të hakmerreshin ndaj familjarëve të tij.
Lajmi kryesor: