Italia e kërkonte për trafikimin e 100 kg kokainë nga Ekuadori dhe pengmarrje, Ardian Sufaj fshihej në Shëngjin

Një 39 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje fshihej në Shëngjin, informoi sot policia e shtetit.

Ardian Sufaj u arrestua në Tiranë më 13 qershor ora 22:30 teksa po lëvizte me makinën e tij në Peugot. Gjatë kontrollit iu gjet dhe një qese plastike e mbështjellë ku brenda saj u gjet lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 4 celularë ndërsa në portofol kishte 400 euro.  

Ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt Italisë.

Në fund të vitit të kaluar organizat kishte blerë një ngarkesë kokaine në Ekuador me qëllim shitjen në Itali. Mirëpo gjatë transportimit kokaina ishte vjedhur. Duket që Sufaj kishte rënë në gjurmët e “hajdutëve” e kishte marrë peng me qëllim që të mësonte më shumë

“Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali. Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe shtetasi  me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës,“ njoftoi sot policia e shtetit.

Fshihej në Shëngjin
Më 18 maj 2023 autoritetet italiane caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardian Sufaj për veprën penale “trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje", parashikuar nga Kodi Penal italian. Menjëherë më pas Interpol Roma e shpalli në kërkim dhe u lidh me autoritetet shqiptare me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Informacionet e siguruara në rrugë policore treguan se Sufaj fshihej në Shëngjin dhe pas verifikimeve u organizua dhe finalizua operacionin policor i koduar “Genova”.  

Arrestimi në Tiranë

Ardian Sufaj u arrestua në Tiranë më 13 qershor ora 22:30 teksa po lëvizte me makinën e tij në Peugot, ku dhe iu gjet një qese me kokainë 1.4 gram. Gjatë marrjes në pyetje ai ishte shprehur se ishte konsumues kokaine dhe e kishte blerë dozën në Lezhë por pa thënë asgjë tjetër për personin që ia kishte dhënë. Ndërkohë në Itali u krye arrestimi i anëtarëve të tjerë të organizatës e cila përbëhej nga shtetas domenikianë, shqiptarë dhe ekuadorianë me banim në Itali.

Të arrestuarit
1- Ardjan Sufaj – shqiptar i arrestuar në Shëngjin
2- Joel De Jesus Castillo Tapia – shtetas dominikan, i arrestuar në Genova
3- Holger Ernesto Wila Quinonez- shtetas ekuadorian, i arrestuar në Genova
4- Andiol Xhindoli – shtetas shqiptar me banim në Pisa
5- Andrea Vasaj, - shtetas shqiptar me banim në Massa
6- Francisco Josè Castillo Tapia - shtetas domenikane banues në Carrara
7- Hane Sufaj shtetas shqiptar banues në Pisa
8 - Nevjan Vasaj shtetas shqiptar 

Në Tiranë, operacioni u ndërmor nga forcat e “Fast Albania”, drejtoria e policisë së Lezhës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali. 

Ndërsa sot (17 qershor)  gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për ekstradimin e tij drejt Itali.

Sufaj nuk është një emër i panjohur për autoritetet e drejtësisë italiane. Në 2016 u arrestua në Pisa pas dy viteve arratisje pasi ishte dënuar në vitin 2014 për vjedhje, posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, shkelje të ligjit të armëve dhe rezistencë ndaj një oficeri publik.

 

Konteineri me kokainë nga Ekuadori

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
100 kg kokainë nga Ekuadori u nis në Itali por u vodh, Ardian Sufaj dyshohet se organizonte trafikun nga Shqipëria! Agjenti i infiltruar shpëtoi pengun

1687010772_page.jpg

Ardian Sufaj, 39 vjeçari i arrestuar në Shëngjin dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës nga Ekuadori në Itali dhe pjesë e saj ishin dhe shqiptarë të tjerë.

Arrestimi i tij u krye në Shëngjin më 14 qershor, ndërkohë që në Itali u ekzekutuan urdhërarreste edhe për persona të tjerë, pesë me kombësi shqiptare, tre me kombësi domenikane, një ekuadorian.

Një agjent infiltruar kishte arritur të depërtonte në organizatën kriminale të trafikut të drogës, ndërsa anëtarët ishin vënë në përgjim.

Në nëntor të 2022 ngarkesa me 100 kg kokainë ishte nisur me një kontejner nga porti i Guayaquil (Ecuador) në portin e Genovas.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar. Në këtë moment Ardian Sufaj së bashku me bashkëpunëtorë të tij dhe shtetasi me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

Pengu për kokainën e vjedhur
Ata e kanë marrë në makinë dhe e kanë detyruar ti dërgnte mesazh zanor personit të dyshuar për vjedhjen e drogës. Gjithashtu e kanë kërcënuar me tortura dhe se do të hakmerreshin ndaj familjarëve të tij nëse nuk do të sillte kokainën.

Ndërhyrja e policisë ka shpëtuar pengun ndërsa në pranga ka rënë shqiptari Nevian Vasaj.

Ndërkohë policia ka vijur të mbante në monitorim anëtarët e grupit kriminal, si dhe Sufajn që kishte arritur të arratisej në Shqipëëri dhe nga këtej të vazhdonte të organizonte trafikun e drogës në territorin italian nga jashtë,shkruan media italiane.

Në muajin janar, u bë i mundur sekuestrimi i 1 kg kokainë në Arcola dhe arrestimin e korrierit që përdorej për transport.

Të arrestuarit

1- Ardjan Sufaj – shqiptar i arrestuar në Shëngjin
2- Joel De Jesus Castillo Tapia – shtetas dominikan, i arrestuar në Genova
3- Holger Ernesto Wila Quinonez- shtetas ekuadorian, i arrestuar në Genova
4- Andiol Xhindoli – shtetas shqiptar me banim në Pisa
5- Andrea Vasaj, - shtetas shqiptar me banim në Massa
6- Francisco Josè Castillo Tapia - shtetas domenikane banues në Carrara
7- Hane Sufaj shtetas shqiptar banues në Pisa
8 - Nevjan Vasaj shtetas shqiptar 

Akuzat
Shtatë prej tyre akuzohen për importimin në Itali të 100 kg kokainë, të fshehura në thasë dhe të transportuar në një kontejner në bordin e një motoanije që u nis më 20 nëntor 2022 nga porti i Guayaquil (Ekuador).

 Dy akuzohen për mbajtje, posedim dhe marrje mallrash të vjedhura të një pistolete të kalibrit 7.65 me numër serie të gërryer dhe dy për posedim të 1 kg kokainë.

Shtatë akuzohen se kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim që të jepte informacione se kush kishte vjedhur 100 kg kokainë. Ata e kanë marrë në makinë dhe e kanë detyruar ti dërgnte mesazh zanor personit të dyshuar për vjedhjen e drogës. Gjithashtu e kanë kërcënura me tortura dhe se do të hakmerreshin ndaj familjarëve të tij.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja