'100 mijë euro ose do ta vrasim', 5 shqiptarë marrin peng të riun në Spanjë

'100 mijë euro ose do ta vrasim', 5 shqiptarë marrin peng të riun në Spanjë

Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë kërcënuar me jetë. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët kishin marrë peng një spanjoll dhe motivi i rrëmbimit ka qenë për larje hesapesh.

Personi në fjalë u kishte borxh autorëve një shumë të madhe. Ata morën peng 24-vjeçarin, ndërsa telefonuan të dashurën e tij duke i thënë se duhet tu jepte 100 mijë euro dhe kishte afat 48 orë, ndryshe do ta vrisnin të dashurin e saj, raprtojnë mediat spanjolle.

Vajza ka bërë denoncimin dhe gjatë operacionit “Fjala”, u arrestun 5 persona, ndërsa u la i lirë 24-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve, së bashku me disa thika me të cilat kërcënonin viktimën.

Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon.

Ankesa e të dashurës së të riut dhe informacioni i dhënë ishin vendimtare për përfundimin e shpejtë të rrëmbimit, pasi agjentët arritën të identifikonin adresën ku mbahej viktima.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy