Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale, që merrej me pastrimin e parave. Anti-Mafia në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka arrestuar 27 persona dhe kanë sekuestruar biznese, pasuri të patundshme dhe aktivitete financiere që kapnin vlerën totale prej 100 milionë euro.
/Shqiptarja.com
Banda kriminale merrej me pastrimin e parave, vetë-pastrimin, ri-përdorimin e parave, pasurisë dhe shërbimeve me origjinë të paligjshme, ushtrimin e papërshtatshëm të veprimtarisë financiare, mashtrimin tatimor, faturat e rreme, etj. Gjatë orëve në vijim, policia do të zbardhë detaje të reja mbi goditjen e këtij rrjeti mafioz të pastrimit të parave.
d.c./shqiptarja.com











