100 vite SHBA-Shqipëri/ Berisha përdor urimin e Bushit për shqiptarët dhe vizitën e tij në Uashington 30 vite më parë për ‘t'u bërë pjesë' e ceremonisë që nuk e ftuan

100 vite SHBA-Shqipëri/ Berisha përdor urimin e Bushit për shqiptarët dhe vizitën e tij në Uashington 30 vite më parë  për ‘t'u bërë pjesë' e ceremonisë që nuk e ftuan

Sali Berisha dhe urimi i Bush

Sali Berisha nuk ishte sot i ftuar në ceremoninë e kremtimit të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Sigurisht fakti që është i shpallur ‘non grata’ e bën zero shansin që ai të jetë i pranishëm në një aktivitet të tillë.

Por siç ka bërë rëndom në të gjithë këto muaj, që pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA dhe tashmë nga Mbretëria e Bashkuar, Berisha ‘gjen strehim’ për t’iu justifikuar mbështetësve të vete, tek George Bush.

Siç ka bërë shpesh me postimet e takimeve që ka pasur me presidentët Bush, Berisha këtë herë ka zgjedhur të shpërndajë në rrjetet sociale mesazhin e urimit të ish-Presidentit amerikan për shqiptarët.  Sigurisht që Presidenti aktual, administrata e të cilit e shpalli Berishën ‘non grata’, foli edhe për luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e demokracisë, që ishin ndër akuzat më të forta ndaj ish-Kryeministrit shqiptar.

Ndërkohë që pak minuta më vonë Berisha ripostoi për të disatën herë pas 19 majit 2021, kur mori mesazhin ‘i padëshiruar’ nga SHBA, pamje nga takimi që ai ka pasuri me ish-Presidentin amerikan George H. Bush në vitin 1992.

Postimi i Berishës për urimin e Bush
 

Postimi i Berishës për vizitën e tij në Uashtingon 30 vite më parë 
 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/07/2022 03:01

    /@ E Verta/ eshte qe Saliu mund te merrte pjese si person privat, si shumica e spektatoreve,askush se ndaloi,por ftese zyrtare nuk ka dhe nuk e futi ai Shqiperine ne NATO,por NATO na pranoi ne org.e saj.Asnje politikan,majtas apo djathtas nuk duhet KURRE te projektohet si shpetimtari i vetem i vendit,sepse ne vende pa tradite demokracie si Shqiperia, kjo mund te coje ne kult individi dhe me vone ne diktatore,apo autokrate te mundshem,mjafton te marrim si shembull Orbanin dhe Erdoganin.

    Përgjigju
  • E verteta: 28/07/2022 22:59

    Eshte se mosftesa ndaj Saliut deshmon karagjozllekun injorant te kryedallkaukut Rame. Sepse ka qene President, Kryeminister qe coi vendin ne Nato dhe hapi rrugen pe BE permes pyetsorit te KiE, eshte deputet dhe kre i opozites. Nongrata eshte ne SHBA jo ne Shqiperi. Sidoqofte, pjesmarrja ne festa tipike sovjetike te bllokut eshte turp per kedo, kuptohet jo per keto qe hargalisen si fatosa e pionere dhe qe nuk e kane per gje ta veshin per qyrk (turpin).

    Përgjigju
  • avokati: 28/07/2022 18:16

    rrofte sali berisha . se ky do ta shpetoje kete popull , o sali pergatitu dhe bej njerezit te dalen ne rrevolta tju thyken hundet ketyre hajdutave , qe po vjedhin cdo dite , per 5 dit ra siri lanka , bllokimi e te gjith istitucioneve bllokimin e rrugeve , dhe shkon vendi si ne siri lanka . tja pushtojem shtepin zogafit ,dhe do te bjere vete qeveria o sali berisha .

    Përgjigju
  • hajde...: 28/07/2022 16:45

    dr.berishen e kane pritur ne shtepine e bardhe, madje edhe ne zyren ovale nja 4 a 5 presidente amerike kshu qe eshte i ligjeruar te publikoje kujtimet e veta, nderkohe ju merruni me antimitingun e shokut xhelil gjoni dhe mos u merrni fare me shqiptarin qe ka vizituar me shpesh zemren e amerikes me ftese te te zotit te shtepise.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/07/2022 15:21

    O njerez a doni lajme? Dhe ne lajme po ju japim: Ujrat e zeza kane marre dhene.... Dhia e zgjebosur e bishtin perpjete....Tri te ngushta te kete femra/ Buzët,belin dhe nje tjeter/ S'ma thotë goja,ma do zemra.....Une te rroba,ti me rrove,po brisku eshte I berberit...uffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë