Në një kohë kur në kampin opozitar po përfliten emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit, avokati i Sali Berishës ka një pyetje për qytetarët e Tiranës: Si do ta prisnin kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës?

Genc Gjokutaj thotë se nuk ka ambicie për postin, por për kandidatin e PD-së e ka gati standardin. Të jetë të paktën në nivelin e tij.

“Të nderuar Tiranas! Çfarë mendimi keni nëse unë shfaqem si kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës! Në fakt nuk kam asnjë ambicie por dua që kandidati të paktën të jetë një besnik dhe nivel si unë!

Ju dua të gjithëve ju Tironsat e mi! Besoni tek modeli dhe jo tek emri”, shkruan Gjokutaj.

Postimi i Genc Gjokutajt