100-vjeçarja e braktisur, OSHEE
e la 3 muaj në errësirë për fatura

100-vjeçarja e braktisur, OSHEE<br />e la 3 muaj në errësirë për fatura
MIRDITË - Barbulle Pepa është plot 100 vjeç. Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme ekonomike në një dhomë, e cila vetëm emrin ka të tillë pasi nuk ka asnjë kusht që aty të mund të jetojnë njerëz. Kjo banesë e cila më shumë i përafrohet një stalle bagëtish ndodhet në Fang të Mirditës shumë pranë Rrugës së Kombit.

Të vetmit që i bëjnë shoqëri të moshuarës janë macja dhe dy bagëti të imta, pasi vajza e vetme që ajo ka është e martuar dhe jeton në Tiranë.

Shteti është kujtuar për këtë grua vetëm për t’i ndërprerë energjinë elektrike, e cila mungon në këtë banesë prej tre muajsh.
 
Nënë Barbulla tregon se e vetmja e ardhur për të është pensioni prej 7 mijë lekësh të reja me të cilët i duhet që të sigurojë bukën e gojës. Ajo rrëfen që prej tre muajsh nuk ka pasur mundësi që të paguaj energjinë elektrike.
 
Mes lotësh në sy e moshuara tregon se në shumë raste i ka munguar edhe buka e gojës për ditë të tëra, ndërsa të vetmit që janë kujdesur për ta kanë qenë fqinjët. Ajo apelon për ndihmë, pasi në këto kushte e ka të pamundur që të jetojë.
 
Ky është realiteti i hidhur i kësaj të moshuare e cila sot po vuan për bukën e gojës... Apeli i saj për ndihmë i drejtohet çdo kujt.

mirdite 100 vjecarja pa drita

mirdite 100 vjecarja pa drita

mirdite 100 vjecarja pa drita

mirdite 100 vjecarja pa drita

mirdite 100 vjecarja pa drita

mirdite 100 vjecarja pa drita

mirdite 100 vjecarja pa drita
Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos