Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi në Kuçovë një konferencë kushtuar 100 vjetorit të industrisë së naftës. Pusi i parë i kërkimit të naftës në Shqipëri filloi shpimin pikërisht 100 vjet më parë në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Amoretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917.
Për të shënuar këtë përvjetor u zgjodh jo rastësisht Kuçova pasi përfaqëson qytetin industrial që ka jetuar dhe jeton nga nafta që prej kohës kur kompanitë italiane zhvillonin operacionet e kërkimit.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, Kryebashkiaku Selfo Kapllani, deputetët e zonës dhe përfaqësues të kompanive TAP e SHELL vizituan nga afër puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme. Në aktivitetin e zhvilluar në kinemanë e qytetit, ministri Gjiknuri u ndal tek potencialet që ofron Shqipëria në fushën e kërkimit të naftës.
“Jam i bindur, besoj dhe shpresoj që operacioni i SHELL të dalë me shumë sukses dhe patjetër Shqipëria do të rrisë prodhimin e saj dhe do të zgjojë interesin edhe të kompanive të tjera ndërkombëtare, një interes që tashmë është zgjuar. Ka një interes të shtuar edhe për fushat e tjera, për mundësi të tjera të eksplorimit qoftë në tokë, qoftë në det nga kompani shumë të mëdha ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e mire që ne duhet ta përqafojmë dhe të bëjmë çmos që ato ti kemi këtu”, u shpreh Gjiknuri.
Më tej, ai ju referuar çështjes së statusit të naftëtarit si një vlerësim i qeverisë për sakrificën e kësaj shtrese.
“Ky proces po vazhdon, e di që mund të ketë pasur pak vonesa pasi kërkesat janë të shumta, ka mungesë dokumentacioni, por njëkohësisht ju them që mbi 900 kërkesa janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme. E kemi filluar nga Rafineria e Ballshit, pasi janë në kushte ekstreme dhe ajo industri ka qenë shumë në vështirësi dhe gati në mbyllje. Ata meritojnë një trajtim dhe këtu dua mirëkuptimin e të gjithë pjesës tjetër, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfunduar në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të gjithë ata naftëtarë që u takon me statusin e naftëtarit ta marrin atë status. Në fillim e nisëm me Ballshin pasi ka një emergjencë sociale dhe që duhet adresuar nga qeveria në këtë drejtim”, nënvizoi Gjiknuri.
Ambasadori italian Alberto Cutillo tha se historia e naftës në Shqipëri është një tjetër nga shumë kapitujt të lidhjes mes dy vendeve tona. “Një marrëdhënie kaq intensive sot sa edhe shumë vite më parë. Zhvillimi teknologjik na tregon ato mekanizmat e parë primitivë me rrota, por pavarësisht progresit teknologjik, sektori I naftës mbetet I rëndësishëm sot ashtu sikundër ishte një shekull më parë. Tani në Shqipëri është bashkuar edhe sektori I gazit me ardhjen e TAP që hap një faqe të re zhvillimi dhe bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipëri”, nënvizoi ambasadori.
I pranishëm në këtë aktivitet, përfaqësuesi i gazsjellësit TAP në Shqipëri Walter Peeraer, tha se aksionerët e konsorciumit ndjehen krenar që janë në gjendje të kontribuojnë në të ardhmen energjetike të Shqipërisë.
“Gazsjellësi TAP është një prej projekteve më strategjike të energjisë që po zhvillohet aktualisht në Evropë. Falënderoj autoritetet qendrore dhe lokale për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin për realizimin e projektit”, u shpreh ai.
Përfaqësuesi i kompanisë SHELL, Turker Sengonul u shpreh gjithashtu i kënaqur që kjo kompani po bëhet tanimë pjesë e historisë së naftës në Shqipëri.
“Ne si SHELL jemi shumë të ndëruar që jemi pjesë e historisë së naftës së Shqipërisë. Historia jonë në Shqipëri nis në 1994 kur kërkuam për naftë por nuk u arritën rezultate konkrete. Ne u rikthyem në vitin 2012 dhe arritëm që të shohim potencial gjatë kërkimeve në Shpirag. Burimet hidrokarbure që ne po kërkojmë tashmë janë në një terren gjeologjik kompleks në 6 mijë metra thellësi. Duke qenë në fazën e kërkimit ende nuk jemi të sigurtë për madhësinë dhe komercialitetin e këtij zbulimi. Kalimi më tej në fazën e prodhimit do të varet pikërisht nga madhësia dhe komercialiteti i hidrokarbureve të gjetura. Në rastet e zbulimeve të sasive të mëdha të naftës kjo sjell një transformim edhe për vendet respektive. Shpresojmë që ky të jetë dhe rasti i Shqipërisë”, insistoio Sengonul.
Ashtu sic jane dhene deri tani koncesionet per shfrytezimin e v.b. te naftes, qe i gjithe prodhimi shkon per te pasuruar te huajt apo koncensionare vendes dhe ne buxhetin e shtetit nuk hyn asnje leke, apo merren vetem sadaka ne qindarka, eshte me mire te mos shfrytezohen fare dhe tja u leme brezave, mbase do te dine qe ta menaxhojne ne te mire te vendit kete pasuri te madhe. Sa i perket statusit te naftetarit, ka kaluar nje vit pritje dhe asgje nuk po behet. Shume prej tyre brenda ketij vendi vdiqen pa marre me vete as kartonin e statusit, dhe me siguri edhe te tjeret mbi 80 vjec do kene te njejtin fat me ritmin qe ministria ka per dhenien e ketij statusi.
PërgjigjuNe industrine e naftes qe duhet te ishte burim punesimi dhe te ardhurash te medha eshte kryer jrim ekonomik qe meriton te hetohet qe nga viti 1991 dhe deri sot . Qeverite majtas dhe djathtas sollen kompani me 100$ te arketuar dhe u larguan nga vendi me miliona te vjedhura dhe te ndara me politikanet . Gjiknuri duhet te beje transparence se cfar ka ndidh me Armon , qe kur e ja privati nxjerr miliona dhe kur i thohet te shtetezohet nxjerr bishta dike thene eshte pa rentabilitet . Ku eshte Ahmetaj qe beri be se Armon do e marr jompani serioze dhe na doli Sulo i Taivanit . Keni humbur besimin ne popull dhe heni bere me keq se PD . I vetmi SHELL qe eshte serioz ne investime te tjerat borxhe pushteti ndaj padroneve lobist jasht vendit . E varferuat shqiptarin duke i grabitur pasurite . Te pangopur pir zoti do marri hak tek ju
Përgjigju