Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shoqata “Çamëria” dhe Klubi i Patriotëve të Rinj zhvilluan pasditen e sotme një aktivitet përkujtimor në kuadër të 100-vjetorit të “Masakrës së Selanit”.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo datë shënon dhe nisjen e genocidit të Greqisë ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare të Çamërisë. Idrizi ftoi gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet përkujtimor, të mbajnë një minutë heshtje në nderim të 72 viktimave të kësaj masakre, të rëna në 27 mars 1913.


IDRIZI: PD E PS TE VOTOJNE REZOLUTEN CAME

Ndërkaq, Idrizi edhe një herë i bëri thirrje të gjithë forcave politike që të votojnë Rezolutën për Çështjen Çame, si një padrejtësi që çohet në vend.

“Edhe një herë ftoj Partinë Demokratike, Partinë Socialiste, Komisionin e Jashtëm që të votojnë Rezolutën dhe të mos bien pre e urdhrave të ardhur nga Athina me anë të Ambasadorit Grek në Tiranë”, - u shpreh Idrizi.

IDRIZI: PANARITI TE SHPALLE NON GRATA DEPUTETIN GREK
Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti i bëri thirrje Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti që të shpall person “non grata”, deputetin e partisë “Demokracia e Re”, Kosta Julekas, i cili nga Derviçan bëri thirrej për “Vorio Epirin”.

“Dua të theksoi se Epiri është një i vetëm dhe pavarësisht se në juridiksion të kujt është, Epiri ka qenë gjithnjë i banuar nga shqiptarët” -mbylli fjalën e tij kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Në aktivitet përshëndetën edhe Presidenti i Nderit i PDIU-së z. Tahir Muhedini, kryetari i Shoqatës Çamëria, z. Ardian Tana, aktivistët e dëshmitar okular Nexhat Merxhushi dhe Servet Mehemeti, etj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)