100 vjet nga themelimi i Republikës së Turqisë, Begaj telegram urimi Erdogan: Marrëdhëniet Tiranë-Ankara, në një fazë të re dinamike

100 vjet nga themelimi i Republikës së Turqisë, Begaj telegram urimi Erdogan: Marrëdhëniet Tiranë-Ankara, në një fazë të re dinamike

Rexhep Tajip Erdogan dhe Bajram Begaj

Turqia shënon sot 100-vjetorin e lindjes së republikës së saj moderne. Një mesazh urimi për Erdogan në këtë ditë të shënuar ka ardhur nga presidenti Bajram Begaj. 

Kreu i Shtetit në telegramin drejtuar homologut të tij, “përcolli urimet mё tё mira pёr Erdogan dhe popullin mik turk”.

Presidenti Begaj shprehet se 100 vjetori i republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve.

100 vjet më parë ishte Mustafa Kemal Ataturku që shpalli Republikën e Turqisë. Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Pesë vjet më vonë, më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
'Urimet më të mira popullit mik', Begaj telegram Erdoganit për 100 vjetorin e Republikës: Marrëdhëniet mes dy vendeve dy vendeve kanë hyrë në fazë të re dinamike

1698576656_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi liderit turk, Recep Tayyip Erdogan me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.

 “Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh”- shprehet Presidenti Begaj në këtë telegram.

Presidenti shprehet "besimplotë mbi të ardhmen e shkelqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve të cilët gjithashtu shënojnë sivjet  100  vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike - shprehje kjo e angazhimit tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs". Presidenti i Republikës thekson se "Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë kontributin personal  të zotit Erdogan dhe të Republikës së Turqisë për mbështetjen e vyer e të vazhdueshme".

"Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite", shton ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sheqeri: 29/10/2023 14:09

    I ka shkrujt Jam i omel, jam i omel, jam i omel si sherbet. Cun si une, cun si une, cun si ti ske me gjet.

    Përgjigju
  • Kot: 29/10/2023 13:28

    Kot per tangerllik pys baromin ca faze te re ??? Faz te re sjell rama jo baromi me parukjeren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë