Në rrjetin social facebook qarkullon një foto ku logoja e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar ka elementë të ngjashëm me atë të 50 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Trinidat & Tobago, që shtrihet në brigjet verilindore të Venezuelës, në jug të Karaibeve.
Ngjashmëria mes dy logove është e dukshme në ngjyra, (e kuqja me të zezë,) dhe në stil. Më 13 janar 2012, kur u shpall fitues vepra e artistit kosovar Zeni Ballazhi, ministri i Kulturës Aldo Bumçi deklaroi se “Punimi fitues stilizon shqiponjën në formën e një flake jubilare dhe i përngjan një trofeu”. Ministri Bumçi pat deklaruar se logoja fituese e artistit kosovar Zeni Ballazhi u shpall fitues nga komisioni i ngritur posaçërisht për këtë çështje midis 24 artistëve.
Ngjashmëri në ide ka dhe logoja e shtetit arqipelag Trinidat & Tobago, që shtrihet në brigjet verilindore të Venezuelës, në jug të Karaibeve. Por ka dhe disa dallime. Vijat e lakuara të cilat tek logoja jonë, stilizon shqiponjën, ndërkohë që tek logoja e Trinidat vijat e lakuara janë vetëm në drejtimin majtë. Logoja e shtetit arkipelag Trinidad & Tabago është vepër e autorit Debbie Boos.
PAK PER SHTETIN TRINIDAT & TOBAGO
Shteti arqipelag Trinidat & Tobago është bashkim i dy ishujve kryesore Trinidad and Tobago, me një sipërfaqe prej 5. 128 km katror dhe një popullsi prej 1. 227. 505 banorë. Ai shtrihet në jug të Karaibeve. Trinidad e Tobago fitoi pavarësinë nga Britania më 31 gusht 1962 dhe u bë Republikë në 1976. Popullsia e këtij shteti flet anglisht dhe ekonomia kryesisht është industriale.
LOGOJA SIPAS DEBIE BOOS
Ky shtet përzgjodhi logon në shkurt të 2012 dhe më 31 gusht 2012 feston 50 vjetorin e pavarësis♪. Autori në konceptin e tij për logon e përshkruan kështu: Skica ime përshkruan rritjen dhe zhvillimin e shtetit në këto 50 vjet pavarësi. Shiritat përfaqësojnë vazhdimin drejt një të ardhme më të ri, dhe simbolizojnë industrinë e prodhimit të sheqerit dhe të naftës, ku mbështetet ekonomia e këtij vendi. Ngjyrat e kuqe dhe të zezë përfaqësojnë ngjyrat e flamurit kuq e zi të Trinidad dhe Tobago.
NGJASHMËRIA E MONUMENTIT TË PAVARËSISË ME ATE TE SKULTPORIT SERRA
Projekti i Visar Obrisë dhe gjermanit Kai Roman Kiklas i shpallur fituese në prill, nga Kryeministri Berisha ngjan si dy pika uji me veprën e skulptorit me famë botërore Riçhard Serra. Ndërkohë që vepra "Lead" e Serrës mban përsipër një shkop, vepra e pavarësisë mban një gjysmë çatie. Koncepti është i njëjtë për të dyja veprat: njerëzit të kalojnë përmes skulpturës, e cila vendoset direkt në tokë. Të dyja veprat ofrojnë mesazhe si një libër i hapur. Vetë autorët Visar Obrisë dhe gjermani Kai Roman Kiklas mohuan që vepra të jetë vjedhur.
Redaksia online
(su.ge/shqiptarja.com)