Presidenti Sergio Mattarella përshëndeti në gjuhën shqipe kryetarët e komunave arbëreshe në Itali. I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti Bajram Begaj.
“Mirëmëngjes, dhe ju lutem më falni për shqiptimin tim”, tha Mattarella.
Ndërkohë Begaj vlerësoi lidhjet historike dhe vëllazërore mes dy popujve, duke e cilësuar komunitetin arbëresh si dëshmi të gjallë të miqësisë shqiptaro-italiane.
Lajmi kryesor:
Begaj dhe Mattarella takojnë arbëreshët në Itali, Presidenti: Jeni themeli i vëllazërisë mes dy vendeve! Ruajeni gjuhën dhe traditat
LAJMET MË TË VLERËSUARA






