TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka pranuar sot dështimin e qeverisë me premtimin për ndërtimin e stadiumit dhe Parlamentin e ri, të cilët duhet të ishin në funksion në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, teksa justifikoi anashkalimin e tyre me ndërtimin e veprave më madhorë siç ishte Rruga e Kombit. Sipas Berishës projektet e lëna përgjysmë do bëhen sipas procedurave të përcaktuara. Sipas Berishës Parlamenti dhe stadiumi nuk janë ëndrra në krahasim me veprat madhore, siç ishte rruga e Kombit, tuneli Tiranë-Elbasan, apo autostrada Levan-Vlorë.
"Viti vazhdon, jemi në vitin e pavarësisë, do inaugurohet tuneli i 100-vjetorit, autostrada, shtatorja e Mbretit Zog. Parlamenti që do të bëhen do të bëhen, jashtë procedurave këtë nuk mund ta them. Parlamenti nuk është investimi im personal, nuk është investim disa qindra mijë euro, që mund të zgjedhësh procedurë të përcaktuar, por është investim serioz në këtë kontekst do ndiqen të gjitha procedurat ligjore. Për të shpallur tenderin duhet projekt më i gjerë se ç’është paraqitur. Sapo të përfundoj projekti do realizohet. Sa i përket stadiumit, stadiumi është i është dhënë Federatës Shqiptare të Futbollit. Janë transferuar të gjitha aksionet e qeverisë por do të jetë federata e cila do të paraqesë dhe do të zbatojë projektin, sapo FSHF-ja të jetë gati qeveria do të zbatojë projektin. Tuneli është ëndrra e bërë e vërtetë, nuk mund të them që stadiumi është ëndërr sepse e kemi. Autostrada e Vlorës, një nga segmentet më të bukura. Nuk u ndërtuan stadiumi dhe parlamenti por u ndërtuan vepra 3 herë me të kushtueshme", u shpreh Berisha.
Në konferencën e posaçme për shtyp për festimet e 100 vjetorit, kryeministri është ndalur gjatë tek historia e vendit, ku ka ritheksuar për të disatën herë rolin e mbretit Ahmet Zogu, duke e cilësuar atë si antifashistin më të njohur të luftës.
Por, kryeministri nuk ndan të njëjtin mendim me aleatin e tij LSI, që kërkon që ashtu siç u vlerësua figura e mbretit Zog, me të metat dhe meritat e tij, duhet të vlerësohet edhe diktatori komunist, Enver Hoxha.
BERISHA: ESHTRAT E MBRETIT ZOG, U MBYLL NJE HISTORI TURPI
Kryeministri deklaroi se rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog u bë për të hequr një turp nga vendi, duke theksuar edhe faktin se shqiptari ka traditë që varret nuk preken, nuk përmendur këtu hedhjen në erë të mazeoleumit të nënës Mbretëreshë më 17 nëntor të vitit 1944.
“Në konceptin tim të shquarit shkëlqejnë shumë më tepër kur rrethohen nga të shquar dhe jo të vetmuar. Nuk mund të pranonim që historia të mbetej e falsifikuar. Erdhën eshtrat e Mbretit Zog, ndërtuesit të shtetit shqiptar. Historia është e tillë, kushdo që e lexon historinë e kombit. Pasi luftoi e u kurorëzua mbret, Zogu u bë viktimë e një sulmi dhe pushtimi, qëndroi në mërgim si antifashist i vendosur. Dua të theksoj disa komente që janë bërë lidhur me datën 17 nëntor, askush nuk mund të ndjehet i fyer. U zgjodh data 17 për t’i hequr një turp vendit, jashtë çdo tradite për shqiptarin. Dua t’u them se i lindur në një zonë ku shtëpitë janë djegur 3-4 herë në jo më shumë se 50 vjet, varret e armiqve nuk janë prekur kurrë, aty ku janë varrosur aty janë dhe sot. Ne festuam duke hedhur në erë mazeoleumin e një nenë shqiptare, gruaje e një prej familjeve më të mira të matit. U mbyll një histori turpi. Ka një kod me të vdekurit", tha Kryeministri.
BERISHA: VLERESOJ LANÇ-IN, ENEVER HOXHA DIKTATOR
Kryeministri Berisha theksoi se gjithmonë e ka vlerësuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare si faqen më të ndritur të historisë, por në të njëjtën kohë shprehet se Enver Hoxha ka qenë diktatori me çnjerëzor në Europë.
“Sali Berisha nuk ka mohuar kurrë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, e ka quajtur dhe quan një nga faqet më të ndritura, dhe ky është besimi im i plotë. Lufta duhet parë me të vërtetat e veta. Enver Hoxhën në krye të PKSH-së e ka vendosuer Dyshan Lugosha, ju merreni protokollin e mbledhjes së parë do shihni se ai ishte kryetar i thesarit. Enver Hoxha u mbajt në inkubator një vit dhe pas një viti u vu sekretar i parë. Partia Komuniste Jugosllave dhe marshalli Tito në atë periudhë udhëhiqnin lëvizjen më të fuqishtme antifashiste. Çërcilli kishte djalin e tij në ushtrinë e Titos. U vu si u vu lufta është meritë e madhe, por këto nuk mohohen, por ato çka i bëri ai Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare, ju nuk mund të imagjinoni, dhe këtë jua them me bindjen më të madh. Mbi 100 mijë shqiptarë të burgosur dhe të internuar të vdekur dhe të pushkatuar me gjyqe ose pa gjyqe, kjo është ana e regjistrave, por qindra mijëra të tjerë, foshnje, të sëmurë, të vdekur nga kushtet e mjerimit. A mund ta imagjinoni sot një familje që jeton ditë, javë, muaj, vite vetëm me bukë misri kripë, 1 kg sheqer dhe 1 kile vaj. Kjo nuk ka ndodhur në qytete por në fshtarët e zonës lindore dhe juglindore. Ai u hoqi bukën shqiptarëve. Nuk ka pasur në historinë e Evropës regjim më çnjerëzor se ai i Enver Hoxhës”, theksoi Berisha.
BERISHA: U VU HISTORIA NË VEND
Në konferencën e posaçme për shtyp për festimet e 100 vjetorit, kryeministri është ndalur gjatë tek historia e vendit duke theksuar se në këtë 100-vjetor është vënë historia në vend nga botimet e historianëve.
“Në fillim të vitit patëm dy objektiva, njëra ishte rishikimi i historisë pasi në Shqipëri ishe falsifikuar dhe në Kosovë ishte e ndaluar. Kam qenë i mendimit se njohja e të vërtetave historike cilatdo qofshin ato. Njerëzit e qytetëruar duhet të dinë historinë e tyre që të mësojnë dhe në të ardhmen të zgjedhin rrugë të duhura. Të njohin të vërtetat historike të kombit të tyre në 100 vite, të njohin luftërat, vendimet e drejta dhe të gabuara të udhëheqësve të tyre. Kam mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata studiues, gazetarë, ata synuan e shkruajtën, botuan studime të shkëlqyera, libra monografi, vëllime të tëra me dokumente të arkivave, përkthyen libra të autorëve të huaj mbi etapa të caktuara të 100-vjetorit. Shpreh mirënjohje të thellë ndaj autorëve, për shërbimin e madh që i bënë vendit dhe kombit në 100-vjetorin e pavarësisë", tha Berisha.
BERISHA: MIQTË SHKËLQEJNË NË MUNGESE
I pyetur sot në lidhje me anulimin e vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek Dimitris Avramopoulos Kryeministri nuk ka dashur të bëj komentë te drjtpërdrejta. Duke u ndalur fillimisht në falënderimin për mediat Berisha tha një shprehje në frengjisht: “Francezi thotë miqtë shkëlqejnë për mungesën e tyre”.
BERISHA FALENDERON PERSONALITETET
Kryeministri Berisha ditën e sotme ka falënderuar të gjithë personalitetet që ishin të pranishëm dhe morën pjesë ditën e djeshme në festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas Berishës ishin përfaqësues nga 57 vende mike dhe 12 përfaqësues të organizatave botërore.
“Faleminderit dhe mirënjohja më e parë është për miqtë dhe të ftuarit të cilët na nderuan aq shumë, me delegacionet që dërguan 57 vende mike u përfaqësuan në rang të deleguarish direkt nga kryeqytetet e tyre, kurse po kështu 12 organizata ndër më të fuqishme ndërkombëtare patën të deleguarit e tyre për të festuar 10o-vjetorin e pavarësisë me popullin shqiptar.
Më lejoni të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata vende mike që dërguan përfaqësuesit e tyre të lartë për të festuar më 28 nëntor 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Faleminderit të gjitha vendet e tjera u përfaqësuan nga ambasadorët e vendeve të tyre, të akredituar në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
BERISHA: FALENDERIM KUSH KONTRIBUOI PER FESTEN
Më tej Kryeministri nuk ka harruar të falenderoi edhe personat që kanë ndihmuar për realizmin e festimeve të 100-vjetorit biznesmenët, pastiçierët që realizuan tortën por edhe të gjithë ata që dhuruan qengjat duke komentuar në lidhje më këta të fundit se ata që prisnin që të thereshin rrugve nuk ia arritën qëllimit.
"Falenderim për biznesin shqiptar, kontributet në të gjitha këto festime të mrekullueshme, kanë ndihmuar që festa të jetë sa më e bukur dhe më e gëzueshme. Torta është kontribut i tyre, simbol i kësaj feste, falënderim për pastiçierët që shtruan tortën më gjigante. Lexoni shtypin botëror të gjithë flasin për kekun 4 ton të Tiranës. Falenderim për ushtarakët për paradën e shkëlqyer dinjitoze, falenderim për 13 vendet mike që dërguan njësitë e tyre në këtë parada, ishte një gjest shumë miqësor. Falenderimi im ishte për të gjithë ata që dhuruan qengjat, deshët për këtë festë, natyrisht ata u shpërndanë sipas një rregulli.
Ai që priste brirë nëpër rrugë nuk e kishte kënaqësinë dhe nuk ia arritën qëllimit të shkruanin një libër tjetër. Falenderoj barinjtë", u shpreh Berisha.
BERISHA FALENDERIM PER ARTISTET
Kryeministri ka bërë një falënderim të përzemërt për të gjithë artistët, duke përmendur në veçanti Rita Orën.
“Falenderim në mënyrë të përzemërt artistëve të mëdhenj shqiptar. Koncerti i mbrëmshëm ishte kurora më e bukur e këtij festimi. Falenderim Iva Mulës, Zhani Cikos, Sajmir Pirgut, Enkelejda Shkozës dhe të gjithë atyre instrumentistëve të operës. Falenderim për superstarin e SHBA-së dhe Britanisë Rita Orës. Të themi Madona është pak, është diçka midis Beyonce dhe Rihhanës. Është e mrekullueshme, përveç zërit të saj Rita është një atdhetare e flaktë, në të gjitha prononcimet ajo pohon unë jam shqiptare, jam kosovare”, tha Berisha.
BERISHA FALENDERON SHQIPTARET
Kryeministri Berisha në fjalën e tij në konferencën për 100-vjetorin e pavarësisë ka falenderuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve që u bënë pjesë e festës së madhe dhe duke shpresuar në këtë mënyrë tek e ardhmja e popullit shqiptar.
"Jam sot këtu për të shprehur një mirënjohje të thellë, qytetarëve shqiptar, atyre vajzave dhe djemve, grave dhe burrave që me dashurinë e tyre, me qytetarinë e tyre, kontributin dhe ndihmesën e tyre bën që 28 nëntori festa e shekullit të qëndronte lart dhe të merrte përmasa të paimagjinueshme, jo vetëm nga prania tyre në 3 ditët e festes në rrugë, sheshet e Vlorës, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, por me entuziazmin që gufonte nga zemra e tyre, nga dashuria e tyre për flamurin për vendin, e tërë ai besim i madh tek e ardhmja. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk kanë festuar më bukur dhe më pasivisht sesa 28 nëntorin. Qytetarët shqiptarë e nxorën jashtë çdo përmase për fisnikërinë, qytetarinë, zbukurimet, rregullin. Mirënjohje të thellë meritojnë këtu të rinjtë, të rejat, fëmijët që nuk i lëshuan flamujt nga dora, bëjnë gjithçka me harenë e tyre, me gëzimin ta bëjnë këtë festë festën më të gëzueshme të vendit. Festa në Tiranë, në Vlorë u parapri nga festa në të katër anët e trojeve shqiptare, me festime të mëdha në emigracion, diasporë, Itali, Greqi, SHBA, Gjermani, Zvicër, Suedi Norvegji, kudo në Australi festoj më ndjenjën e krenarisë më të madhe, një mirënjohje shumë të thellë dhe të madhe ndaj tyre që ndanë guximin me bashkëkombësit. Mirënjohje dhe vetëm mirënjohje ndaj gjithë atyre që bënë të mundur një festë kaq të bukur për të gjithë shqiptarët, dëshmuan një shpresë dhe një besim të madh të viteve të këtij vendi", deklaroi Berisha.
Redaksia online
(eç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/