TIRANE - Kryeministri i vendit Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes se Komitetit ndërministror për 100-vjetorin e Pavarësisë, se historia e kombit në dekada ka qenë e falsifikuar, ndërsa premtoi se ky koncept nuk do të ekzistojë më.
“Për fatin tonë jo të mirë ne erdhëm në këtë 100-vjetor si një komb me histori për dekada e dekada të ndaluar, të falsifikuar në Shqipëri. Të mbushur me pseudongjarje e pseudopersonalitete si asnjë komb tjetër.”, tha Berisha.
Kryeministri tha se edhe pse në një proces të gjatë, koncepti historik për këto 100 vite do të jetë i afërt me të vërtetat 100 vjeçare.
“Ky vit ka meritën e madhe se ngjalli një debat të paprecedent në të gjitha rrethet shkencore publicistike e më gjerë, për problemet e mëdha historike të kombit në këto 100 vjet. Këto debate kanë nxjerrë në piedestal të vërtetat e zhvillimeve historike. Koncepti historik për këto 100 vite do të ketë një koncept shumë më të afërt me të vërtetat 100 vjeçare. Ne kemi qenë kombi i historisë së injoruar, falsifikuar si asnjë komb tjetër. Tani bashkohen në dokumente fakte që dallojnë interpretimet, por ky do të jetë një proces i gjatë.”
Kjo sipas tij, do të realizohet nëpërmjet botimeve të reja në lidhje me historinë e kombit shqiptar.
“Falënderoj ata që janë të angazhuar për të ndriçuar me dritën e të vërtetës zhvillimet gjatë këtyre 100 viteve. Ne kemi shumë nevojë për historinë tonë të vërtetë, ta kuptojmë dhe interpretojmë si duhet atë, në kontekstin e saj”
Duke vlerësuar ekspozitën e kryesocialistit Rama në Bruksel për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Berisha ironizoi duke thënë: Do kisha dashur të përgëzoja Edi Ramën, por në Parlamentin Evropian nuk foli për Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por foli për Berishën, duke më nderuar mua, po duke turpëruar veten. Vazhdo se ajo është reklama më e mirë që po më bën mua. Hap ekspozitën për Ismail Qemalin dhe flet për mua.”
Nga ana tjetër, shefi i qeverisë shprehu falënderim ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Ram për bashkimin me nismëtarët e djathtë vlonjatë për të nxjerrë një flamur në dritaret e çdo shqiptari.
Berisha tha gjithashtu se nuk ka nevojë të merren ngjyra partiake, ndërsa theksoi se historia duhet të respektohet. Deklarata e kryeministrit iu referua pretendimeve të Partisë Socialiste se festimet për 100-vjetorin janë fokusuar në Tiranë duke shmangur kryeqendrën që sipas saj duhej të ishte Vlora. Për shefin e qeverisë kjo mbete një ngjarje kombëtare jashtë çdo ngjyre partiake.
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, kryeministri tha se me këtë emër do të emërtohen tuneli Tiranë -Elbasan dhe Autostrada Leva-Vlorë. Brenda këtij konteksti Berisha theksoi se është e domosdoshme që emrat e personave që kanë bërë histori, siç është edhe autori i himnit kombëtar Asdreni, të vendosen në monumente, pasi sipas tij janë lënë në harresë shumë personalitete të njohura të historisë së kombit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com