100 vjetori i Komisisë Letrare Shqipe
Biblioteka çel ekspozitën me 1 shtato
Në 100-vjetorin e mbledhjes së parë të Komisisë Letrare Shqipe, pikërisht më 1 shtator 1916, në hollin e Bibliotekës Kombëtare çelet një ekspozitë dokumentuese në shenjë nderimi për kontributin e gjuhëtarëve shqiptare dhe albanologëve më në zë të epokës, të cilët me punën dhe dijen e tyre hodhën themelet e sistemimit të gjuhës shqipe tashmë si gjuhë mbarëkombëtare e letrare.
Në 100-vjetorin e mbledhjes së parë të Komisisë Letrare Shqipe, pikërisht më 1 shtator 1916, në hollin e Bibliotekës Kombëtare çelet një ekspozitë dokumentuese në shenjë nderimi për kontributin e gjuhëtarëve shqiptare dhe albanologëve më në zë të epokës, të cilët me punën dhe dijen e tyre hodhën themelet e sistemimit të gjuhës shqipe tashmë si gjuhë mbarëkombëtare e letrare.
Edhe më simbolik bëhet ky përkujtim në BKSH, teksa theksohet fakti se pikërisht fondi i bibliotekës së Komisisë Letrare Shqipe shërbeu si bërthamë për krijimin e fondit të vetë Bibliotekës Kombëtare.
Sot, e gjendur në një stad tjetër të rrugëtimit të saj, BKSH, në shenjë nderimi, digjiton dhe publikon në website-n e vet, www.bksh.al, botimin e mirënjohur të vetë “Komisisë”: “Parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës së shkruese”, e lexueshme dhe e shkarkueshme falas për të gjithë.
E ngritur me mbështetjen e Konsullatës dhe Komandës së Lartë Austro-Hungareze në Shkodrën e 1916-s, Komisia kishte si qëllim të zhvillonte më tej zgjidhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas Kongresit të Manastirit.
Në të morën pjesë intelektualë, studiues e atdhetarë të nderuar si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Hil Mosi, Sotir Peci, Mati Logoreci, Gjergj Pekmezi, Aleksandër Xhuvani, Ndre Mjeda, Ambroz Marlaskaj, Ndue Paluca, Hafiz Ali Korça, Vinçenc Prennushi, Luigj Naraçi, Josif Haxhimima, dhe albanologët e shquar Maksimilian Lamberc dhe Rajko Nahtigal.
Ekspozita, veç botimeve të vetë Komisisë, njoftimeve zyrtare të themelimit por edhe të vendimmarrjes së saj të rëndësishme për fatet e gjuhës zyrtare e letrare shqipe, paraqet edhe studimet më të rëndësishme sot kushtuar asaj, ndër të cilat: studimin e Prof. Tomor Osmanit “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916–1918)”; aktet e konferencës “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër”, si dhe studimin e studiuesit kosovar Sh. Krasniqi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
36.2%
-
Nuk e di
14.9%
Vota total: 329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali i shkon Begajt në Presidencë, në fokus zgjedhjet parlamentare dhe sesioni i ri parlamentar
13 Janar, 12:24
-
Moti i keq në Kukës/ Borë e ngrica, izolohen zonat malore, mungon energjia! Pezullohet mësimi në 20 shkolla
13 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Moti i keq/ Dhjetra hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Kurbin
13 Janar, 12:00
-
Nis gjyqi për shpifje në GJKKO, Bardhi nuk shkon! Avokati i deputetit tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por polica
13 Janar, 11:52
-
Shqiptarja kapet në Milano me veshje e çanta me vlerë 7 mijë euro, po tentonte të ikte pa i paguar nga qendra e njohur tregtare
13 Janar, 11:46
-
112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra
13 Janar, 11:39
-
Zgjedhjet/ Shalsi iku drejtues politik në Kukës, Majko shkon në Kavajë! Rama i beson ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë
13 Janar, 11:30
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22
-
Aktivitetet kulturore/ Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! Vijon ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë
13 Janar, 11:15
-
Petulla me maja nga zonja Albana
13 Janar, 11:13
-
VIDEOLAJM/ Spektakël në liqenin e Pogradecit, sërf mbi ujë në temperatura të ulëta
13 Janar, 11:09