Plot 55 vepra të piktorit të shquar të traditës Qamil Grezda janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve me rastin e 100-vjetorit të lindjes.
Ekspozita që përfshin edhe disa objekte personale të piktorit është kuruar nga Olsen Gripshi.
Kuratori Gripshi pohon se Grezda është nja nga artistët që la gjurmë në pikturën shqiptare
“Për t’u theksuar është se artisti Grezda përpos artit dhe vlerave artistike, ka qenë një piktor deri diku i përndjekur. Dikur kjo ishte një fatkeqësi, por që u kthye në një vlerë për artin tonë pamor, pasi u krijua (pas Vangjush Mios), një traditë e peizazhit, prandaj Qamil Grezda e mbyll dhe e kodifikon personazhin e tij, me gjininë e peizazhit në pikturën shqiptare duke ndërthurur shkolla të ndryshme. Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite është ndërtuar duke prekur hap pas hapi krijimtarinë e artistit, që nga vizatimet e para në teknikën e sepies dhe karbonit. Më pas duke soditur brenda kësaj hapësire prekim hap pas hapi momente të ndryshme të këtij artisti sikurse janë pikturat. Ndër ekspozitat personale të piktorit Qamil Grezda, kjo ekspozitë vjen ndryshe, pasi është plotësuar edhe me elementët jetësor të këtij piktori”,shprehet Gripshi
Ekspozita e Grezdës përbëhet kryesisht nga koleksioni i familjes i ruajtur nga i biri Ermir Grezda. Ekspozitës i janë shtuar edhe 12 vepra nga Fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, ku sipas drejtorit Artan Shabani në këtë fond janë rreth 30 vepra te Grezdës.
Shabani ka komentuar më tej se në artin e Grezdës ndihet ndikimi i artit fiorentin, i përftuar gjatë viteve ’40 kur studionte në Akademinë e Arteve në Romë.
“Ekspozita dëshmon një pikturë tek e cila ndihet forca dhe thellësia e akademisë italiane. Është një trashëgimi familjare, por mbi të gjitha kulturore e kombëtare. Ka një frymë fiorentine në këtë ekspozitë, që Grezda e ka përvetësuar gjatë shkollimit në Romë. Ekspozita dedikuar 100- vjetorit të lindjes së piktorit Qamil Grezda është e rëndësishme për Galerinë Kombëtare të Arteve dhe meriton vëmendjen e publikut” thotë Shabani.
Piktori Qamil Grezda ka lindur në Gjakovë në maj të vitit 1917, por familja e tij u largua nga Kosova për shkak të politikës diskriminuese serbo-sllave, thotë i biri Ermir Grezda.
“Babai u përndoq nga serbët sepse vinte nga një familje patriotiek gjakovare që ishte mbështetëse e bajram Currit dhe Isa Boletinit. Familja Grezda erdhi ne Tirane dhe u vendos me shtëpi tek Toptanët. Une tani e kuptoj pse babai im gjithë jetën e tij rrëfimet na i bente për Gjakovën. Ndërsa nostalgjia e tim eti ishte Roma, por mbi të gjitha Firence. Në pikturën e tij ndihet ndryshimi midis akademizmit të Romës, dhe atij të Firences. Për të Firence ka qënë gjithmonë më liberale, më impresioniste, më e hapur. Aty ai ndiente një penelatë tjetër, një tjetër atmosphere të artit”, u shpreh Grezda.
Gjatë gjithë jetës së tij në Shqipëri Qamil Grezda u shqua si një piktor aktiv në jetën e vendit dhe u dallua për kreativitetin e tij në pikturën e peizazhit, duke mbetur një emër i rëndësiswshëm i artit shqiptar, krahas Vangjush Mihos.
Ekspozita “Qamil Grezda, grabitqari i bukurisë së natyrës... 1917-1992” do të qëndrojë e çelur deri më 10 shtator.
[gallery]23697[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO