100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Kim bën bashkë ish-ministrat e Jashtëm në 'Shtëpinë Ryerson', të pranishëm Meta e Basha

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë ka mbledhur bashkë të gjithë ish-ministrat e Jashtëm që kanë shërbyer në vendin tonë që prej vitit 1991.

Darka u zhvillua në Shtëpinë Ryerson, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm gjatë viteve 2009-2010 dhe 2002 –18 korrik 2003. Në takim mori pjesë edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, një dalje e cila pasohet pas asaj me ambasadorin britanik në Tiranë ku u festua Jubileu i Platinë i mbretëreshës Elisabeth II. Basha ka shërbyer si ministër i Jashtëm në periudhën kohore 2007-2009.

E pranishme në takim ishte edhe ministrja e Jashtme aktuale Olta Xhaçka, si edhe ish-ministrat Ilir Boçka, Tritan Shehu, Arjan Starova, Paskal Milo, Arta Dade, Kastriot Islami, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Aldo Bumçi, Ditmir Bushati. 

Ambasadorja Yuri Kim pati një falënderim për të gjithë ish-ministrat për rolin që ata kanë pasur në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Si pjesë e festimeve tona për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim pati nderin të ftojë të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbi të gjitha, ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre. Përgëzime për miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Gëzuar, edhe njëqind! Grupi ngriti gjithashtu edhe një dolli për të nderuar ata të cilët nuk mundën t'i bashkoheshin mbrëmjes, Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen