Jubileu i Mbretëreshës Elisabet, Berisha nuk ftohet në pritjen britanike në Tiranë! Basha 'kokë me kokë' me Kim, ‘ironia jo diplomatike' e Metës për Ahmetajn: Ky është ‘tigri’

Jubileu i Platintë i madhërisë së saj Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elisabet II është festuar edhe në Tiranë, në një pritje të posaçme të organizuar nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në kryeqytetin shqiptar. E gjithë elita politike e Tiranës ishte e ftuar në nderimin e 70 viteve mbretërim të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë, ndërkohë që mungonte vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili edhe pse e konsideron veten kryetar të Partisë Demokratike mesazhet e mos pranimit po i merr nga e gjithë bota perëndimore.

Të pranishëm ishin Presidenti Ilir Meta, ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha (një prej daljeve të rralla që pas dorëheqjes së tij) dhe drejtuesi i grupit parlamentar Alibeaj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i grupit të PS Taulant Balla, thuajse e gjithë qeveria, gazetarë, deputetë, diplomatë etj, ndërkohë që nga Komisioni i Rithemelimit shikohet të jetë i ftuar vetëm Ivi Kaso. Ndërkohë që Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm sepse ndodhet në Ohër të samiti i ‘Ballkanit të Hapur’, teksa ‘në këmbë të tij’ ka qenë i pranishëm i biri Greg Rama. I ftuar ka qenë edhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka pasur një shtrëngim duarsh me presidentin aktual Meta.

Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj duken të kenë një bisedë ‘kokë më kokë’ me Yuri ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

Nën tingujt e muzikës britanike, duke lënë pas përplasjet politike ka pasur edhe takime të përzemërta mes politikanëve. Një përshëndetje mes Kryemadhi dhe Ballës, një përqafim i Veliajt dhe Spiropalit ishin disa nga momentet e ngrohta.

Ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga Report Tv ka edhe një ‘ironi jo diplomatike’ të Ilir Metës, i cili në tentativë për të thumbuar zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj bën sikur ia prezanton atë ambasadorit britanik me pseudonimin ‘tigri’. I pranishëm në ceremoni e organizuar sot në Hotel Rogner ishte edhe i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, e cili ka nisur sot vizitën dy-ditore në Shqipëri.

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën rrezikon të izolohet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Europë. Ditën e sotme ai ka marrë një mesazh mos pranimi edhe nga CDU gjermane, e cila mbylli përfundimisht derën e bashkëpunimit me Berishën. Pas deklaratës së deputetit kristiandemokrat, Gunther Krichbaum edhe Kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer tha sot nga Tirana se nuk mund të dalin kundër aleatëve me të mëdhenj të tyre SHBA, e për rrjedhojë nuk mund të bashkëpunojnë me një person të shpallur non grata.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dajua: 07/06/2022 22:24

    Si i tha ai tek filmi "Një shoqe nga fshati" Besoj se u morëm vesh o dajo ,çupa nuk do .Koalicion i ardhshëm PS-LSI me pak fjale

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 07/06/2022 21:55

    hajde politike... paqe sa per dukje .. po djali kryeministrit me cfare statusi? nepotizmi shqiptar

    Përgjigju
  • Beni: 07/06/2022 21:43

    Po,po akoma me Salen you.Sala ka vdek,politikisht.Ndonji ne Tropoje do ta ftoje per ndonje dasem,vaki etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së